E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, çelet ekspozita me objekte kombëtare

POGRADEC- Koleksionistë nga vendi por edhe nga Struga e Maqedonisë janë bashkuar në një ekspozitë të vetme, për objekte autentike kombëtare, në Pogradec. Në aktivitetin e organizuar me rastin e 99-vjetorit të shpalljes së pavarësisë janë ekspozuar objekte dhjetëra vjecare apo shekullore sic janë 25 flamuj, që datojnë prej vitit 1905.

“Pogradeci ka qënë një pjesë shumë e rëndësishme e saj, kjo duket edhe nga materialet e ekspozuar në këtë ekspozitë”, tha Kreu i Bashkisë Pogradec, Artan Shkëmbi.

Janë të paktën 25 flamuj original, që kanë ilustruar shtypin e kohës në vite të ndryshme”, u shpreh koleksionisti Shpëtim Sula.

“Pulla është shumë interesante sepse në njërën anë të saj është një zog mitologjik, që është Feniksi dhe në nanën tjetër është një njeri i gjunjëzuar me duart lart, i cili ka shpëtuar nga prangat dhe kërkon liri. Kam paraqitur në këtë ekspozitë më shumë se sa 100 kartëpostale amerikane me pullën me flamurin shqiptar”, u shpreh koleksionisit Jovan Basho.

Koleksionistët e këtyare objekteve që do të ekspozohen gjatë festive ndjehen me fat që kanë në arkivën e kujtimeve të tyre, sende të cilat mbartin historinë me vete.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›