E Diel, 1 Nëntor 2026

Biblioteka, portal dixhital Shqiperi-Kosove Izaura Ndoj

Biblioteka Kombetare Shqiptare ne bashkepunim me Biblioteken Kombetare Universitare te Kosoves kane prezantuar dje ne nje takim sherbimin e tyre me te ri, Portalin Albanologjik te perbashket. Portali Albanologjik, me faqen e tij ne internet, www.portalialbanologjik.net, do te jete nje sherbim pa pagese, i cili do te mundesoje informacion te larmishem per Shqiperine dhe shqiptaret, ku vend te vecante zene burimet bibliografike dhe koleksionet e dixhitalizuara te trashegimise kulturore kombetare. Portali dixhital i kembimit te materialeve te shtypura mes Bibliotekes Kombetare shqiptare dhe bibliotekes kosovare promovohet me Portalin e Albanologjise. Marreveshja e bashkepunimit eshte nenshkruar ne mars te ketij viti dhe u jetesua brenda afateve. Ministri i Kultures, Aldo Bumci, i pranishem ne kete ceremoni, tha se "Do e mbeshtesim kete iniciative dhe do e pasurojme me tej, pasi libri eshte drita e dijes". Ndersa, drejtori i Bibliotekes Kombetare, Aurel Plasari, beri me dije se ky bashkepunim ka nisur me 10 njesi dixhitale, fillimisht me veprat antikuare nga bibliografia e "Mesharit" te Gjon Buzukut deri ne vitin 1912. Nderkohe qe drejtori i Bibliotekes se Kosoves, Sali Bashota, tha se "Keto thesare te cmuara te librave, tashme me ane te portaleve, jane te aksesueshme nga anetare edhe evropiane, gje qe i jep zhvillim e pasurim afrimit te kulturave".

Ne vitin 2012 do te kete nje pasurim te metejshem te fondit albanologjik me libra, revista, harta dhe cdo botim te shtypur. Portali i perbashket Shqiperi-Kosove do te ofroje qasje ne burime bibliografike, si edhe ne burime te karakterit albanologjik. Permes tij do te realizohet integrimi i informacionit mbi trashegimine e kultures se shkruar mbareshqiptare ne rrjetin evropian dhe boteror te informacionit. Portali albanologjik eshte sherbim pa pagese, qe ofron informacion te larmishem per Shqiperine dhe shqiptaret, ku vend te vecante zene burimet bibliografike dhe koleksionet e dixhituara te trashegimise kulturore kombetare. Nepermjet tij mundesohet kerkimi dhe qasja ne vlerat e rralla te trashegimise kombetare ne cdo kohe, nga kudo dhe nga kushdo. Website-i ofron sherbime, si: te dhena rreth historikut te krijimit te portalit, informacion per botime albanologjike, albanologe, hyrje te reja (libra, artikuj, periodike) ne te dy bibliotekat gjegjese, qasje ne burime te kombinuara dixhitale dhe jo-dixhitale, burime bibliografike, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›