E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani: Sistemi bankar ne vend, i qendrueshem Eglantina Nasi

"Sistemi bankar ne vend eshte i qendrueshem dhe i shendetshem dhe nuk rrezikohet nga kriza e vendeve te rajonit". Ky ka qene vleresimi i bere dje nga Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, per situaten ne te cilen gjenden bankat qe operojne ne Shqiperi, gjate nje prezantimi publik te anetareve te rinj te Keshillit Mbikeqyres te ketij institucioni. Per kete, ai ka marre ne konsiderate edhe politiken e ndjekur nga Banka e Shqiperise ndaj tyre, ndersa ka theksuar se kjo e fundit duhet qe te permbushe objektivin me kryesor, ate te rritjes ekonomike te vendit. "Ne do te vijojme me standardet me te mira. Ne jemi te ndergjegjshem per misionin tone. Objektivi yne eshte te ruajme stabilitetin makro-ekonomik", ka theksuar me tej Fullani. Ne te njejten kohe, ai nuk ka harruar as te permende faktin se kane qene pikerisht politikat fiskale, te cilat ndihmuan ne mbeshtetjen e aktivitetit ekonomik gjate vitit 2011. Nderkohe qe, sipas tij, inflacioni shenoi nivelin prej 2-3 per qind, brenda parashikimeve te Bankes se Shqiperise.

Me tej, Fullani shtoi se objektivi i institucionit qendror bankar ne vend eshte pikerisht ai i mbajtjes nen kontroll te ketij treguesi te rendesishem, si edhe i ruajtjes se stabilitetit ekonomik te vendit. "Politika monetare do te vijoje te jete e kujdesshme dhe do te krijoje stimuj per permbushjen e objektivit te Bankes se Shqiperise per ruajtjen e inflacionit dhe nxitjen e kreditimit", vuri ne dukje kreu i BSH-se. Keto vleresime pozitive te tij jane bere ne nje kohe kur debati per nje ekonomi te qendrueshme po kthehet ne vemendjen e zhvillimeve te dites, pasi kriza financiare qe ka prekur shume vende, natyrshem qe shton perkujdesjen e instancave financiare vendase per ruajtjen me cdo kusht te parametrave te saj.

Nje gje e tille, sipas Fullanit, eshte mundur te arrihet prej tyre, duke bere qe te ruhen brenda parashikimeve treguesit makro-ekonomike te vendit tone, pavaresisht efekteve te krizes qe ndihet ne rajon. Ne kete kuader, ai ka vleresuar sidomos masat e marra nga Banka e Shqiperise. Kujtojme ketu nderhyrjen e herepashershme ne uljen e normes se interesit apo transaksionet me bonot e thesarit te qeverise. Gjithcka, ne emer te ruajtjes se nje stabiliteti te domosdoshem financiar per vendin. Nderkaq, nje problem tjeter i prekur ne daljen publike per mediat te Guvernatorit te Bankes se Shqiperise, ka qene edhe ai i keshillimit ndaj qytetareve, qe te ruhen nga spekulimet ne kursin e kembimit. "Individet duhet te keshillohen me bankat para se te ndermarrin veprime te nxituara, si ato qe lekunden kursin e kembimit mes euros dhe lekut, ne ditet e para te dhjetorit", tha ai lidhur me nje fakt te tille. Duke risjelle keshtu ne vemendje dukurine e ndryshimit te depozitave nga mjaft qytetare nga monedha evropiane ne ate vendase, e cila u vu re dukshem ne kete fillim muaji. Lidhur me te, kreu i Bankes se Shqiperise e sheh si te nevojshme perhere konsulencen me ekspertet bankare, para se qytetaret te mund te gabohen ne raste te ndermarrjes se veprimeve te tilla bankare, qe shpesh mund te jene ne dem te tyre, duke menduar se, ne fakt, po bejne te kunderten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›