E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi i banesave, qeveria shtyn dhe per dy muaj afatin

Qeveria do te shtyje, edhe per dy muaj te tjere, periudhen e faljes per regjistrimin e banesave, duke u lene afat qytetareve deri ne diten e fundit te muajit shkurt te vitit 2012. Ky vendim eshte bere i ditur dje nga kryeministri Berisha ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se. Gjate komunikimit te perjavshem me deputetet, kryeministri eshte shprehur se "Qeveria do te sjelle brenda pak ditesh ne Kuvend nje akt normativ, i cili do te shtyje edhe per dy muaj te tjere periudhen e faljes per regjistrimin e banesave. Kreu i qeverise ka deklaruar se procesi i faljeve ka ecur ne menyre te shkelqyer, por ende ka dhe mjaft kerkesa qe duan te kryejne kete proces. "Procesi i faljeve ka ecur ne menyre te shkelqyer, por sic e kemi ne, qe shume presim deri para fundit apo fundin, keto dite ka nje dyndje te jashtezakonshme ne te gjitha zyrat e regjistrimit te pasurive dhe eshte faktikisht, krejt e pamundur perballimi i ketij vellimi, ndaj dhe kemi diskutuar dhe vendosem qe t'ua sjellim aktin normativ per te shtyre deri ne diten e fundit te muajit shkurt kete proces", eshte shprehur Berisha. Me pas, kreu i shteti ka dhene disa informacione per regjistrimin e banesave deri me tani, duke shtuar se kane perfituar shume qytetare. "Deri me sot, vetem banesa jane rivleresuar ne nje shume prej rreth 700 milione dollaresh dhe kane perfituar mbi 14 mije familje, por jane ne nje dyndje reale, ne zyrat e regjistrimit te pasurive, keshtu qe ne gjykuam se jane edhe emigrantet qe kthehen dhe kjo do te ishte nje lehtesim per ta, ndaj dhe ky akt eshte i domosdoshem", u shpreh kreu i qeverise. Sipas ligjit per Tatimin mbi te Ardhurat, cdo qytetar qe tregton nje prone paguan si takse 10% te diferences mes cmimit te blerjes dhe cmimit te shitjes. Por me vendimin qe qeveria mori per faljen dhe legalizimin e aseteve u mundesua te gjithe qytetareve qe te rivleresojne banesat e tyre kundrejt vleres 1 per qind, pra dhjete here me pare. Ky ligj vlen per ato apartamente te privatizuara pas vitit 1991 kundrejt vlera te uleta prej 30-50 mije lekesh. Sipas ligjit per Tatimin mbi te Ardhurat, ne rast se nje qytetar e shet apartamentin per 5 milione leke, ne ditet e sotme ai duhet te paguaje 10% te kesaj diference, ose rreth 500 mije leke. Ne rast se zgjedh ta rivleresoje sot pronen, qytetari do ti paguaje shtetit 50 mije leke ose 10 here me pak. Dhe nese pas rivleresimit qytetari e shet pronen me vleren aktuale te tregut, nuk i paguan asnje detyrim shtetit, sepse diferenca mes cmimit te rivleresuar dhe atij te shitjes eshte zero.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›