E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gegerishtja sot, dhe shqipja standarde mbledh studiuesit Izaura Ndoj

Marredheniet ndermjet dialekteve te shqipes dhe shqipes standarde perbejne nje nga argumentet me te rrahura te debatit kulturor ne Shqiperi, keta 20 vjetet e fundit. Gjuha standarde hyri ne fuqi ne Shqiperi qe nga 1952 dhe u riafirmua me force ne Kongresin e Drejtshkrimit, me 1972, duke lene nje seri problemesh te pazgjidhura. Kerkesa per rishikimin dhe ndryshimin e standardit gjuhesor politik te vitit 1972 eshte kerkese per ruajtjen e njesise gjuhesore, per pasurimin dhe begatimin e saj, per rikthimin e gjuhes shqipe ne identitetin e saj te vertete. Pas disa debatesh, qe jane zhvilluar ne rang gjuhetaresh mbi standardin e gegenishtes sot, Instituti i Promovimit te Vlerave ne Gjuhen Shqipe ka organizuar dje nje konference shkencore mbi marredheniet e ketij dialekti me standardin. Gjuhetare, studiues e shkrimtare, kane diskutuar mbi gjendjen aktuale te gegerishtes, mundesite shprehese te saj dhe nje kerkese qe ky dialekt te clirohet prej paragjykimeve dhe te pranohet si realitet total gjuhesor. Studiuesi Behar Gjoka, gjate diskutimit, tha se "Eshte nje shoqeri shqiptare qe legalizon legalisht gjithcka. Per mua, standardi eshte pergatitur nga nje gjuhe e letersise ideologjike". Ndersa akademiku Bahri Beci theksoi se standardi nuk eshte thjesht nje problem linguistik, por politik, historik, kombetar, etj. "Ky problem ka 20 vjet qe nuk diskutohet, ndaj rrezik te konfrontohemi. Gjithe popujt e Evropes kane standard. Kjo nuk do te thote se kultura ka humbur diversitetin. Problem eshte qendrimi i mbajtur kundrejt gjysmes tjeter te gjuhes shqipe. Problemi themelor eshte se nuk i njohim problemet. Eshte tjeter realiteti, tjeter standardi. Tjeter standardi dhe ajo se si funksionon gjuha. Akademia jone duhet ta marre seriozisht kete problem. Duhet te formohet komision kombetar dhe te mos kete diferencim politik. Kjo ka ndodhur vite me pare dhe prape po manipulohet ne kete pune. Eshte fjala per ta bere gjuhen shqipe te nivelit evropian, jo per ta permbysur ate", tha Beci. Nderkohe studiuesi Mentor Quku shprehu se eshte bere masaker gjuhesore ne Shqiperi. "Gjuhes shqipe nuk i vjen e keqja nga gegnishtja apo cdo forme tjeter. Opinioni publik nuk duhet te ballafaqohet me surpriza si te vitit 1972, ku me shume se 2/3 e opinionit publik iu desh te perballeshin me nje gjuhe qe s'i kishte kaluar etapat". Studiuesi Emin Riza cilesoi se "Gjuha e perbashket eshte domosdoshmeri per shqipen dhe duhet te kete nje baze te perbashket toskerishten, edhe pse pranon qe ka pasur 'prapaskena' per largimin si pa dashje te fjaleve gegerisht nga fjalori. Jam dakord edhe per largimin e turqizmave".

Box

Ledia Shamku Shkreli: "Fati i befte i gegnishtes"

Gjate takimit, studiuesja Shkreli tha se "Shkrimi dhe gjuha liturgjike eshte lidhur drejtperdrejt me shpirtin. E para, cfare eshte liria? E dyta, cfare eshte fjala? Lirine letrare e kemi fituar ne '90-en, si te drejte per ta ushtruar. Aktualisht eshte e lire kur individi eshte ne moshe madhore dhe zgjedh te shkruaje ne gegnishte, toskerisht apo ne zhargon". Me tej, ajo pohoi se "Duhet saktesuar se nuk eshte nje standard i gjuhes, por nje varietet standard i shqipes dhe pikerisht se eshte varietet duhet te ndryshoje sa here koha te kerkoje. Nuk ka standard gjuha shqipe, por varietete standard".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›