Nderohen nga Presidenti Kruja dhe Vasija

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekoruar aktorët e humorit shkodran Gjosho Vasija dhe Gëzim Kruja me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”. Ky titull iu dha Gjosho Vasisë me motivacionin: “Talentit dhe krijuesit të rrallë të skenës së humorit, që, falë personalitetit dhe karakterit të fuqishëm, jo vetëm diti t’i rezistojë me fisnikëri përpjekjes së egër të diktaturës komuniste, por me humorin e tij u dha gëzim, dritë dhe shpresë njerëzve të thjeshtë dhe bashkëvuajtësve të tij në të gjithë vendin”. Ndersa Gëzim Krujes me motivacionin: “Për interpretim me nivel të lartë artistik dhe krijimtari të gjerë në fushën e artit të humorit shqiptar”.
"Une 16 vjet kam dhene ne skene, jemi munduar ti mbushim shpirtin me gaz popullit qe e kishte barkun bosh. Populli na deshte, na dhuroi gjithcka, shteti s'na dha asgje ne ate kohe. Erdhi koha dhe ketu kemi nje profum lirie, demokracie, nje falenderim te fuqishme presidentit te madh, zotit Bamir Topi", u shpreh Gjosho Vasija,aktor.
"Vitet ikin shpejt, une i kam kaluar 70 e hyj tek 71, 52 vjet ne skene. Kam luajtur shume role, ti zberthesh te gjitha duhen dy romane, por per shkurt fati im qe kam qene aktor, regjisor. Nje fjale te bukur e ka lene ne skene shume vite, Tano Banushi. Fjalet i merr era, dokumentit i vjen era dhe kjo ere eshte djersa ime 52-vjecare", tha aktori Gezim Kruja. Ne kete aktivitet ishin te pranishëm personalitete të fushës së artit e të humorit, miq, koleg, e familjarë.
Vilma Masha