E Diel, 1 Nëntor 2026

Bici, jep doreheqjen nga posti i larte ne FSHF

Arben Bici, sekretari i Pergjithshem i FSHF-se nuk do te jete me ne kete post, pasi ka dhene doreheqjen. Bici nuk ka dashur te komentoje arsyet qe e cuan ne kete vendim, por theksohet se doreheqja e tij eshte pranuar nga presidenti i FSHF-se, Armando Duka. Arben Bici e mori kete detyre, nje vit me pare, nderkohe ai ka disa vite qe punon ne FSHF, ku ka kryer nje detyre tjeter. Numri dy i FSHF-se, Arben Bici largohet keshtu, ne nje kohe te shkurter, pasi mbajti nje nder postet me te larte te FSHF-se. Njeriu me jetegjate qe ka mbajtur postin e sekretarit te Pergjithshem te FSHF-se eshte ka qene Sulejman Starova. Aktualisht trajneri i Teutes, Starova e mbajti 7 vjet postin ne fjale. Ai u largua ne vitin 2004, per te marre ne dore drejtimin e Tiranes. Pas Staroves dhe para se te emerohet Bici, ne kete post ka qene per pak kohe edhe Roland Mici. Pritet pasuesi i Bicit, pas doreheqjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›