E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni perballe Kotbusit, i trembet Skeles

Ervin Skela do te udheheqe kete jave Enerxhi Kotbusin, ne nje ndeshje per jete a vdekje, pasi shihet si e rendesishme per mbijetesen, ne Bundeslige. Kunder ekipit te Skeles do te jene gjigantet e Bajernit te Mynihut, te cilet pas shkarkimit te Klinsmanit do te kerkojne qe te fitojne ndeshjen e pare jashte fushes, me qellim qe te mbajne gjalle shpresat per titullin kampion. Enerxhi Kotbus, do te perballet kete jave me Bajernin e Mynihut, ne nje ndeshje me rendesi te madhe, si per bavarezet qe kerkojne fitoren per te fituar titullin kampion, ashtu edhe per vendasit qe ne rast triumfi do te mbijetojne mes me te mirave te kampionatit gjerman. Presioni eshte i madh, ne keto momente per te dy ekipet, qe kane synime te ndryshme nga njera-tjetra. Organizatori i Enerxhi Kotbusit, Ervin Skela thote se eshte me mire qe ekipi i tij ta marre me qetesi ndeshjen e radhes, per te shmangur sadopak tensionin. Sipas Skeles, ekipi i tij, fale shpirtit te larte te gares ia ka dale mbane, ne momente te ngjashme, madje nje sezon me pare e mundi Bajernit edhe pse ishte me i forte se kete vit. "Suksesi vjen, nese ekipi tregon shpirtin e larte te gares. E rendesishme eshte qe te shmangim presionin brenda ekipit dhe ta tregojme ate ne fushe", - thote shqiptari i Bundesliges, nje nga pikat me te forta, per ekipin e tij. Shqiptari njihet mire, per faktin se nje vit me pare beri mrekulline dhe shpetoi Kotbusin, madje i shenoi gola Bajernit te Mynihut. Fatura e shpetimit te ekipit, sipas Skeles eshte e thjeshte dhe ai sheh dy fitore ne ndeshjet e mbetura, per te permbushur misionin me Kotbusin. Ervin Skela deklaron se ndeshja e radhes dhe me tej, takimet e mbetura do te jene percaktuese per te ardhmen e tij dhe te skuadres ku ai luan: "Dua qe ekipi te fitoje gjashte pike, sa me shpejt qe te jete e mundur per te siguruar qendresen ne Bundeslige," - shprehet Ervin Skela. "Vetem keshtu nuk do te jemi me ne presion. Por, ne duhet gjithashtu te kerkoje te shfrytezojme cdo mundesi ne te ardhmen, madje edhe kunder Bajernit te Mynihut, edhe pse eshte nje ekip shume i forte, do te luajme qe te fitojme ndeshjen. Edhe pse mund te duket e veshtire permbushja e objektivit ne ndeshjen e radhes, ne kujtojme fitoren e pak diteve me pare, me Volsburgun 2-0. Nese shenojme edhe nje fitore tjeter, tifozet do te jene me te lumtur", - shprehet fantazisti i Enerxhi Kutbusit, Ervin Skela.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›