Sot do te luhet finalja e kupes ne Durres, mes Tiranes dhe Flamurtarit
Kola dhe Memushi, njeri nga trajneret provon shijen e pare te suksesit
Trajneri i Tiranes, ne rast triumfi ne ndeshjen e sotme finale te Kupes se Shqiperise, do te shijoje suksesin e pare, si trajner. Agustin Kola shihet me i favorizuar, per te shenuar nje sukses te mundshem, madje ne vitin e tij te pare, si trajner. "Ne jemi nje ekip dhe kemi nje objektiv te perbashket", - theksoi Kola, "Tirana eshte ne finale dhe duke respektuar kundershtarin do te kerkoje trofeun, si te vetmen alternative per te permbushur objektivat". Tiranes do t'i mungoje mbrojtesi Rezart Dabulla, por trajneri i Tiranes dot kene ne sherbim Ansi Agollin, qe u rikthye nga Finlanda dhe kapitenin e ekipit, Devi Muka, i cili pesoi nje demtim te lehte ne ndeshjen e fundit. Nga ana tjeter dhe trajneri i Flamurtarit, Eqerem Memushi, ne rast se ekipi i tij do te fitoje sot titullin kampion, do te shenoje gjithashtu suksesin e pare si trajner. Me vlonjatet, dikur ka fituar trofe si lojtar, ndaj Memushi deshiron te perjetoje emocione te njejta, me shprese se ekipi i tij, do te bej te pamunduren, per te marre maksimumin ndaj Tiranes. 'Jemi me merite te plote deri ne finale", - theksoi Memushi para ndeshjes. "Tirana ka nje skuader me te kompletuar, por eshte nje ndeshje finale dhe ekipi yne ka mundesi per te marre nje rezultat pozitiv. Do te perpiqemi qe te shfrytezojme te gjitha mundesite, pse jo te ngreme ne trofeun. Jemi ne finale per te shenuar nje sukses, pavaresisht se sa do ta arrijme ate", - perfundon trajneri i Flamurtarit. Veliu dhe Mema jane disa nga pikat me te forta te Flamurtarit, ne kete ndeshje. Vlonjatet ne rast se deshtojne, per te fituar Kupen e Shqiperise, do te jene perkrah Tiranes, ne pjesen e mbetur te kampionatit, qe kjo e fundit te fitoje edhe titullin kampion, cka do t'iu jepte nje bilete ne UEFA.