E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pse me duan italianet"

Drejtoresha artistike e "Tirana Music Festival", pianistja Marsida Koni, vecon si nje nga shanset me te medha qe i eshte dhene ne jete, njohjen e saj me nje nga mjeshtrit me te shquar ne Itali, Maestro Scala. "Ajo qe une jam perpjekur te marr nga ai eshte "detaji". Detajet jane ato qe bejne ndryshimin midis nje muzikanti dhe nje ekzekutori notash", thote per "KJ" Koni. Ajo eshte shume e re ne moshe, por eshte e ftuar gjithandej neper juri festivalesh dhe ane e mbane botes per te dhene koncerte. Se kur do te jete dita qe ajo te vije me nje recital te vetin ne Shqiperi, pianistja ngre supet, deshira nuk mungon, por do te uronte se shpejti. "Nje nga gjerat qe bej perhere ne shtepi, eshte te mos mbyll asnjehere valixhen. Disa tesha i le perhere aty, qe t'i kem gati per fluturimin tjeter", tregon ajo. E vecanta e merites se saj, eshte te kontributi qe Marsida Koni jep per te rinjte e talentuar te Shqiperise, te cilet permes "Tirana Music Festival", edicioni i katert i te cilit u mbyll vetem pak dite me pare, kane te drejten e masterave ne Itali, me profesoret me te mire te instrumenteve atje.

Na tregoni fillimisht dicka mbi "Tirana Music Festival", qe ka pak dite qe ka perfunduar?

"Tirana Music Festiva" organizohet per t'i dhene nje mundesi edhe atyre te rinjve qe kane deshire te njohin edhe ide te tjera rreth profesionit te tyre te ardhshem, por qe nuk kane mundesi ekonomike ta bejne kete duke dale jashte kufijve te Shqiperise. Jo pa qellim te gjithe keto mastera mbahen gratis per te gjithe nxenesit, studentet dhe muzikantet shqiptare dhe pavaresisht edhe studenteve te ardhur nga Italia, te drejten e perfitimit te bursave e kane vetem studentet shqiptare.

Ju jetoni prej 4 vitesh ne Itali. E keni "mbyllur" me Shqiperine? A keni ndermend te vini ketu per te jetuar e punuar?

Lidhja me Shqiperine per mua do te jete gjithmone e hapur, pasi une kam familjen dhe te afermit e mi ne Shqiperi, ndersa nga ana profesionale vete projekti i TMF, eshte nje tregues qe une nuk e kam mbyllur me Shqiperine, perkundrazi.... Te jesh dhe te jetosh si muzikant, do te thote edhe te hapesh sa me teper kontakte pune neper bote. Jetoj ne Itali, pasi im shoq eshte italian.

Ju jeni ne marredhenie te vazhdueshme me muzikante te huaj. Cfare kane ata te ndryshme nga artistet tane?

Une do te thoja qe bashkepunimet midis muzikanteve nuk krijohen ne baze te kombesive. Muzika ka gjuhen e saj te perbashket dhe bashkepunimet krijohen vetem fale saj.

Studioni me nje nga pedagoget me te njohur jo vetem ne Itali, por edhe me gjere, maestro Franco Scala. Cfare keni marre nga ai?

Per te studiuar me M° Scalen, vijne pianiste nga e gjithe bota, por seleksionimi qe behet neper audicione eshte vertet shume i ashper. Njohja me Maestro Scalen, ka qene me te vertet nje nder gjerat me te rendesishme qe fati me kishte rezervuar. Ajo qe une jam perpjekur te marr nga ai eshte "detaji". Detajet jane ato qe bejne ndryshimin midis nje muzikanti dhe nje ekzekutori notash.

Bashkeshorti juaj, eshte gjithashtu muzikant dhe historia juaj e dashurise ka nisur permes muzikes. Mund te na tregoni disa detaje me teper?

Me tim shoq jam njohur ne nje Festival qe mbahej ne Itali, ku une shkova me nje burse nga Ambasada Italiane. Aty drejtoria artistike e festivalit me ftoi te luaja ne koncertin me te rendesishem te Festivalit, qe ishte "Grand Galà dei Docenti". Aty pata mundesine te njihja dhe te luaja me ate, qe me vone do te behej im shoq. Ajo qe na bashkoi fillimisht ishte dashuria e perbashket per muziken.

Te flasim pak per publikun, ne cilin vend jeni ndier me mire dhe krahasimi me publikun shqiptar?

Une jam ndjere mire kudo qe kam luajtur, pasi publiku ka qene gjithmone shume i ngrohte me mua dhe me ka pritur me shume dashamiresi.

Marredhenia juaj me pianon, cfare piano forte keni dhe sa veshtiresi ju krijon komportimi me instrumente te huaj?

Une preferoj te studioj ne nje Kawai, ne fakt kam nje "grand coda" Kawai. Per fat te keq, kur shkon te japesh koncerte, nuk mund te transportosh pianon tende me vete, sic ben nje violinist, celist, etj. Megjithate, kjo eshte nje nder veshtiresite e ketij profesioni, qe me eksperience behet nje gje me se normale.

Thate se kur keni koncerte, mund te shpenzoni net te tera pa gjume, duke u ushtruar mbi piano. Si ia dilni me kete ritem?

Me teper sesa net pa gjume, le te themi qe zgjimi behet me heret dhe fjetja me vone, se zakonisht. Kjo ndodh sidomos kur duhet te luash ne koncerte te paplanifikuar ne kohe. Nese pranon te shkosh e te luash, je e detyruar qe punen qe mund ta beje me qetesi per 1 ose 2 muaj, duhet ta mbarosh ne 10 dite apo edhe ne shume me pak kohe. Atehere zgjidhja e vetme eshte te studiosh pa i vene rendesi akrepit te ores, qe shkon 2 apo 3 e mengjesit dhe duke mos llogaritur sa ore ke studiuar, por te llogarisesh sa pune ke bere.

Cfare sfide keni perpara dhe cfare mund te beni me shume per Shqiperine dhe shqiptaret?

Te merresh me organizimin e nje manifestacioni sic eshte "Tirana Music Festival", ne periudhen qe po kalojme, eshte vertet nje sfide, pasi veshtiresite jane te panumerta. Megjithate, ajo qe mua me jep shume kurajo dhe force, eshte fakti qe bej dicka per vendin tim dhe ne vendin tim. Per mua eshte nje kenaqesi dhe krenari tej mase e madhe kur degjoj profesoret qe vijne e mbajne keto mastera, shprehen me superlativa per te rinjte shqiptare. Do te perpiqem te bej gjithmone, gjithcka mundem per vendin tim, pasi jam dhe do te mbetem gjithmone krenare qe jam shqiptare.

Ju jetoni ne Periugia dhe publiku italian, ju konsideron paksa "perugine", madje e ka per nder kete percaktim. Si shprehen ata tamam-tamam per ju?

Eshte e vertete, publiku i qytetit te Perugias me ka pritur gjithmone me shume entuziazem, duke me bere te ndjehem mire, si te isha ne vendin tim.

Planet e aferme dhe ato te largeta?

Tanime, pas edicionit te katert te "Tirana Music Festival", qe u zhvillua ne datat 22-29 prill, ndodhem ne Itali. Jam e ftuar ne jurine e nje Konkursi Internacional Pianistik qe mbahet nga datat 30 prill deri me 3 maj, dhe nga datat 22-24 maj ne Pasignano, nje qytet buze liqenit Trasimeno ne Perugia. Aty mbahet edicioni i pare i Konkursit Pianistik Kombetar per te rinjte, i quajtur "Koncertistet e ardhshem" ku une jam drejtore artistike. Nderkaq, ne planet e ardhshme, pikerisht ato te veres 2009, pervec pjesemarrjeve ne disa festivale internacionale, do te nenvizoja nje sere koncertesh, ku do te luaj me pianisten ruse Elena Ashkenazy.

Kur do te vini ne Shqiperi me nje recital tuajin?

Te shpresojme se shpejti.

Intervistoi: Fjoralba Shahaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›