Krahe te lenduar, por shume buzeqeshje
Kampionati Boteror i Aeroplaneve prej Letre me Finalen Boterore te Red Bull Paper Wings 2009 u zhvillua keto dite, ne Salzburg te Austrise. Pas dy ditesh konkurrimi intensiv ne disiplinat "Distanca me e gjate e pershkuar", "Koha me e gjate ne ajer" dhe "Fluturimi me Aerobatik" ishin fituesit nga Brazili, Japonia dhe Kroacia qe u ngjiten ne podium. Plot 253 konkurrente nga 83 vende te ndryshme te botes kapercyen kufijte e fizikes vetem me nje format letre A4 ne kampionatin Red Bull Paper Wings. E gjitha kjo, pas suksesit te edicionit te kaluar me 2006.
Rruga per ne Finalen Boterore ne Salzburg ishte e gjate dhe e veshtire. Te 253 pilotet qe prezantuan vendet e tyre ne Austri, u eshte dashur te ndeshen me 37,017 konkurrente ne 613 raunde kualifikuese te zhvilluara gjate muajve shkurt-mars 2009 ne te gjithe globin.
Ne disiplinen "Kohezgjatja me e madhe ne ajer" fitues doli Leonard Ang nga Brazili, aeroplani i te cili preku token pas 11.66 sekondave. Ne vend te dyte dhe te trete ishin respektivisht Michael Kummer nga Zvicra dhe Gil Totan nga Izraeli.
Japonezi Takeshige Kishlura Kisshii mori vendin e pare ne disiplinen "Fluturimi me akrobatik", duke lene pas polakun Tomasz Chodyra dhe gjermanin Waldemar Hoffmann. "Per mua ishte hera e pare qe fluturoja me nje aeroplan te vertete! Do te kthehem kampion ne vendin tim! Askush nuk do te me besoje kur te shkoj ne Japoni", - tha shume i gezuar Kisshii, pas fitores.
Jovica Kozlica nga Kroacia ishte i vetmi nga fituesit e vitit 2006 qe e ruajti titullin kampion ne disiplinen "Distanca me e gjate e pershkuar" me nje hedhje prej 54.43 metrash. "E kam mbajtur me akull krahun mbreme. Mbas tre javesh trajnimi intensiv krahu im u be cope" tha kroati pasi u kurorezua per here te dyte si Kampion Bote i Red Bull Paper Wings.
Ne Shqiperi dhe Kosove kete vit u zhvillua per here te pare Kampionati i Aeroplaneve prej Letre Red Bull Paper Wings me disa raunde kualifikuese gjate muajit mars. Finalistet e seciles disipline perfaqesuan vendin tone ne Finalen Boterore ne Hangar-7, Salzburg, Austri. Shqiperia u kualifikua ne dhjeteshen finaliste, per disiplinen "Koha me e gjate ne ajer" me konkurrentin Zirkon Disha, student i Fakultetit Ekonomik ne Universitetin e Tiranes. "Ndjehem shume mire, eshte shume emocionuese te marresh pjese ne nje gare te tille. Duket si rikthim ne femijeri", - tha shume i entuziazmuar Zirkoni.