Bici kundër bashkëpunëtorëve të regjimit në gjyqësor
01/07/2010 Komisioni i Ligjeve zhvilloi seancën dëgjimore për kandidatët e Presidentit Topi
Deputetët e opozitës kontestojnë praktikën “hetuese” dhe shqyrtuese të emrave
I prezantuar si një funksionar i papërfshirë me ndonjë parti politike apo me sistemin e komunizmit, kandidati për anëtar i Gjykatës së Lartë, Mehdi Bici, u deklarua dje pro përjashtimit të bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit nga sistemi i gjyqësorit. Ai për rreth dy orë iu përgjigj interesit të deputetëve të Komisionit parlamentar të Ligjeve, menjëherë pas një prezantimi individual të tijin. “Është mirë që të mos ketë gjyqtarë të tillë në sistemin e drejtësisë”, iu përgjigj kandidati i Presidentit të Republikës, pyetjes së deputetes Mesila Doda, nëse a ishte morale pjesëmarrja e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit në poste drejtuese. Kandidati Bici iu përgjigj edhe shumë pyetjeve të tjera të deputetëve, anëtarë të Komisionit të Ligjeve, për shumicën e të cilave ai nuk “prishi qejfin” e askujt. I pyetur mbi kushtetutshmërinë e ligjeve të miratuara, ai për Gjykatën e Lartë apo ai për heqjen e makinave të zyrtarëve, kandidati tregoi respekt për vendimet e institucioneve, dhe pse në ndonjë rast përmendi edhe statistika të dëgjuara. “Nëse bëhet fjalë për qarkullime jashtë qytetit ku banon, mendoj se makina është e domosdoshme, por nëse bëhet fjalë për të lëvizur nga shtëpia në gjykatë, mendoj se nuk është e nevojshme. Për sa i takon ligjit për Gjykatën e Lartë, unë e kam thënë që nuk jam dakord me nenin 4 të tij. Mendoj se ky nen është antikushtetues”, tha ai. Shmangie të përgjigjes së drejtpërdrejtë nga kandidati pati ndaj pyetjes mbi pavarësinë financiare të gjyqësorit, apo pyetjeve të opozitës mbi denigrimin e figurës së tij përmes kësaj seance. Komisioni do të dëgjojë dy kandidatët e tjerë javën e ardhshme.
Opozita kundërshton
Opozita kundërshtoi praktikën e ndjekur nga mazhorancë për këtë seancë dëgjimore, dhe veçanërisht për natyrën e pyetjeve që i ishin drejtuar prej saj kandidatit Bici. Deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri, e ka cilësuar seancën e djeshme denigruese për figurat e kandidatëve, ndërsa pyetjet antikushtetuese. “Z. Bici, mendoni edhe ju si unë, se ky është një proces i montuar politikisht nga mazhoranca? Mendoni edhe ju se po denigrohet figura juaj si gjyqtar dhe ai i kandidatëve të tjerë, përveç pyetjeve që janë antikushtetuese?”, tha socialisti Tahiri.