E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolaudimi, ministria 1200 liçensa për servisët privatë

01/07/2010 Nisma për të shmangur monopolin në treg. Ekspertët, servisët spërmbushin kriteret

TIRANE- Ministria e Transporteve pritet të japë rreth 1200 liçensa të reja për servisët që do të kryejnë kolaudimin teknik të automjeteve. Kjo nismë është marë nga drejtues të kësaj ministrie, të cilët për të shmangur monopolin e kolaudimit të automjeteve në disa kompani private, ka vendosur zgjerimin e këtij tregu me dhënien e rreth 1200 liçensave të reja serviseve që do të kryejnë këtë aktivitet. Një gjë e tillë bëhet me dije nga burime pranë kësaj ministrie, të cilat thanë se shumë shpejt do të fillojë dhënia e liçensave tek servisët privatë, me qëllim kolaudimin e automjeteve që qarkullojnë në territorin shqiptar. Burimet shtuan se kjo nismë e ministrisë është pozitive, pasi nuk lejon monopolizimin e këtij tregu. Por në të njëjtën kohë ata shtuan se gjatë procedurës së dhënies së këtyre liçensave janë shkelur shumë ligje procedurale, duke mos u respektuar me përpikmëri kriteret dhe kushtet që duhet të plotësohen për marjen e një liçense nga një subjekt privat. Kjo pasi sipas tyre, në listën e 1200 subjekteve private që pritet të marin tagrin ligjor për kolaudimin teknik të automjetit, janë edhe shumë servisë që sipas ekspertëve nuk përbushin kriteret për të kryer këtë detyrë. Për liçensimin e një servisi, duhet që i ky i fundit të plotësojë të gjitha kriteret teknike, teknologjike dhe profesionale për kolaudimin teknik të një automjeti. Mirëpo duke qënë se në shqipëri ka shumë pak servise që plotësojnë këto kushte, lindin abuzimet korruptive dhe pazaret mes personave që japin liçensën dhe përfaqësuesve ligjorë të këtyre serviseve. Kjo praktikë sipas burimeve do të sillte abuzime të mëtejshme gjatë procesit të kolaudimit të mjeteve, ku subjektet private gjatë kontrollit teknik të makinës, do të kryejnë abuzime në përcaktimin e difektit real të mjetit që i nënshtrohet kontrollit. Burimet nuk sqaruan me saktësi se sa do të jetë vlera financiare që një servis privat duhet të paguajë për të përfituar liçensën, por ato shtuan se ajo i kalon 1 mijë euro. Kjo është nisma më e re e Ministrisë së Transporteve, e cila për të shmangur monopolin në tregun privat të kolaudimeve ka vendosur që të lëshojë plot 1200 liçensa të reja për servisët. Në gjashtë mujorin e dytë të këtij viti, ministria e Transporteve shpalli fituese kompaninë zvicerane SGS, e cila mori në konçesion për disa vite Zyrën e Kontrollit Teknik të Automjeteve. Kompania premtoi se do të kryejë mjaft investime në teknologji, dhe se nuk do të risë vlerën financiare për automjetet që kolaudon. Por nisur nga liçensimi i serviseve private, kjo kompani duhet të rishikojë premtimin e bërë, pasi konkurrenca në treg mund ti sjellë humbje. Gjatë përzgjedhjes së kompanisë SGS, pati shumë kontestime nga kompanitë e tjera pjesëmarëse në tender, disa prej të cilave ju drejtuar prokurorisë së Tiranës, për hetimin e çështjes në fjalë. Kjo e fundit aktualisht është në fazën e verifikimit të dokumentacionit dhe pritet që shumë shpejt të dalë në një konkluzion prëfundimtar nëse ka shkelje ligjore apo jo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›