E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biden Iraku ka ende nevoje per SHBA-ne

Zv/presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, thotë se ushtarët dhe policia irakiane mund të kenë nevojë për stërvitjen dhe pajisjet amerikane edhe pas fundit të këtij viti, kur sipas planit, trupat amerikane duhet të largohen nga vendi. Vizita e panjoftuar e zv/presidentit Bajden në Irak ishte e para e një zyrtari të lartë amerikan pas miratimit të kabinetit të ri qeveritar muajin e kaluar, e cila i tha fund ngërçit politik të vendit.

Pas takimit me kryeministrin e Irakut, Nuri al-Maliki dhe zyrtarë të tjerë në Bagdad, Bajden tha se Iraku është në prag të një tranzicioni të suksesshëm që do të ketë një ndikim pozitiv në Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara i dhanë fund misionit të tyre në Irak në gusht të vitit të kaluar dhe kanë planifikuar tërheqjen e tyre të plotë deri në fund të këtij viti.

Alsat

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›