Biden-Thaçit: SHBA gjithmonë në mbështetje të Kosovës
WASHINGTON -Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden, në një takim mbrëmë në Washington shprehu konsideratën e lartë për vizionin dhe qëndrimin e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, duke e vlerësuar atë si burrështetas të pakontestueshëm, që mori vendime shumë të rëndësishme në kohë të vështira, por gjithmonë në të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj.
"Marrëveshja historike e arritur në Bruksel i hap rrugën e sigurt Kosovës në BE dhe në NATO. Maturia dhe liderishipi juaj për të tejkaluar ndasitë etnike dhe armiqësitë nga e kaluara e hidhur vlerësohen lart nga SHBA, prandaj për Kosovën dhe ju në këtë proces, asnjëherë nuk do të mungojë mbështetja e SHBA-së", tha mes të tjerash zëvendëspresidenti i SHBA-ve Joe Biden.
Sipas njoftimit nga zyra e kryeministrit kosovar, dërguar nga Washingtoni Kryeministri i Thaçi u prit në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Kryeministri Thaçi e falënderoi zëvendëspresidentin e SHBA-së, Joe Biden në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës, për ndihmën e vazhdueshme që administrata e Presidentit Obama dhe z. Biden personalisht po i japin Kosovës në këto momente vendimtare të konsolidimit të shtetit të ri të Kosovës.
Duke folur për Marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë në 19 prill 2013 në Bruksel, kryeministri Thaçi tha se kjo marrëveshje nuk është fundi i normalizimit, por fillimi i tij dhe tani fjalë kyçe është implementimi i plotë i marrëveshjes së arritur.
Kryeministri i Thaçi falënderoi zëvendëspresidentin Biden për ndihmën e pakusht që SHBA-të i kanë dhënë këtij procesi. "Pa përkrahjen e SHBA-së kjo marrëveshje nuk do të ishte e mundur. Garancitë dhe qëndrimet e SHBA-së kanë qenë vendimtare", tha kryeministri Thaçi.
Lidhur me gatishmërinë e Prishtinës për implementimin e marrëveshjes, kryeministri Thaçi theksoi se ndryshimet legjislative janë në fazën finale dhe sapo të kthehem nga kjo vizitë, ato do të miratohen në Kuvendin e Kosovës dhe asnjë vonesë nuk do të shkaktohet nga pala kosovare.
(d.b/BalkanWeb)