Talebanët i presin kokën një fëmije 10-vjeç në Afganistan
AFGANISTAN-Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur Kandaharin në Afganistan. Një zyrtar i administratës së provincës afgane të Kandaharit njoftoi se talebanët i prenë kokën një fëmije 10-vjeçar për spiunazh.
Djali i ekzekutuar ishte nga një familje e varfër dhe policët zakonisht i jepnin atij racionet e veta të ushqimit. Talebanët, sipas konfirmimit të përfaqësuesit zyrtar të qeverisë, e fajësuan fëmijën duke e akuzuar atë se i përcillte informacione policisë.
Autoritetet e Kandaharit e quajtën ngjarjen barbare një akt çnjerëzor, i cili bie në kundërshtim të plotë me frymën e Islamit.
Megjithatë, talebanët mohojnë të kenë gisht në vrasjen e fëmijës.
Guvernatori i Kandahar, Dr Toryalay Wessa bëri thirrje që të kapen përgjegjësit e krimit dhe të vihen para drejtësisë.
Vitin e kaluar autoritetet afgane i fajësuan talebanët për ekzekutimin e dy fëmijëve, të cilëve gjithashtu iu pre koka.
(d.b/BalkanWeb)