Infermierja me shami, Avokati i Popullit nis hetimet
Avokati i Popullit ka nisur hetimet ndaj refuzimit që një mjeke i kishte bërë infermieres që u paraqit në detyrë me kokën e mbuluar me shami në qytetin e Burrelit, rast ky i denoncuar në "Gazeta Shqiptare". Edhe pse çështja e infermieres Irma Haka është mbyllur, pasi ajo ka nisur punën, dy institucionet kryesore që mbrojnë të drejtat e njeriut në vendin tonë, siç është institucioni i Avokatit të Popullit dhe Komisionerja Antidiskriminim do zhvillojnë hetimet e tyre në lidhje me këtë çështje, edhe pse nuk ka pasur ankesë pranë këtyre institucioneve për këtë 'incident' fetar. "Pas botimit në një gazetë të përditshme, në dt. 6 qershor 2013, të një artikulli mbi një incident të ndodhur në spitalin e Burrelit, ku raportohej se një mjeke kishte refuzuar të punonte me një infermiere me shami, Avokati i Popullit ka nisur menjëherë hetimin e këtij rasti. Duhet t'ju informojmë se Avokati i Popullit nuk mund të prononcohet publikisht, për sa kohë kjo çështje është në proces hetimor", nënvizohet në deklaratën e lëshuar. Duket se në këtë formë Avokati i Popullit do të japë qëndrimin e tij vetëm pasi çështja të jetë e sqaruar nga avokatët që janë duke u marrë me të. Nga ana tjetër, ai thekson se mbi këtë rast nuk ka pasur asnjë ankesë të paraqitur në institucionin tonë nga palët e përfshira në incident. "Pavarësisht kësaj, Avokati i Popullit ka nisur shqyrtimin e kësaj çështjeje me iniciativën e tij. Ne jemi kurdoherë në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa asnjë dallim", thekson Totozani, duke hedhur poshtë pretendimet se ai është në mbrojtje vetëm të çështjes së homoseksualëve.
Presionet dhe denoncimi
Institucioni i Avokatit të popullit u bën apel të gjithë qytetarëve se mund të denoncojnë çdo lloj forme presioni që konstatojnë gjatë kësaj periudhe zgjedhore në numrin e telefonit pa pagesë 0800 11 11, nga telefonat fiks dhe nga të gjithë operatorët celularë në numrin 0689034648. Qytetarët mund të drejtohen tek institucioni i Avokatit të Popullit për të denoncuar: largimet nga puna me prapavijë politike, detyrimin e nëpunësve të administratës publike për të marrë pjesë në fushatë, detyrimin e nxënësve dhe fëmijëve për të marrë pjesë në mitingje elektorale, çdo lloj forme presioni ndaj administratës publike si dhe ankesat në lidhje me mosofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve nga administrata publike, për t'i garantuar atij zbatimin e të drejtave dhe shërbimeve që rrjedhin nga Kushtetuta dhe ligjet.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Mjekja refuzon punën me infermieren me shami. Irma Haka: Tha se spitali është laik