E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biden e përcjell Botërorin

Nënkryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka kërkuar falje presidentit, Barack Obama, që e ka lënë të vetëm të ballafaqohet me rrjedhën e naftës, por është i lumtur që do të përcjellë Kampionatin botëror në futboll.

“Jam i nderuar që jam këtu në përfaqësim të Shteteve të Bashkuara. Presidenti është i zemëruar”, tha Biden para konsullatës amerikane në Sandton, afër Johannesburgut. Biden i cili së bashku me disa anëtarë të familjes erdhi në Afrikën e Jugut të enjten, një ditë para fillimit të ngjarjes kryesore të futbollit ndërkombëtar, ka paralajmëruar se SHBA nuk do të jetë kundërshtar i lehtë.

SHBA takohet me Anglinë në ndeshjen e tyre të parë në Grupin C të shtunën, ndërsa amerikano-irlandezi Biden pret përkrahje të madhe për ekipin e Bob Bradleyt. “Me shpirtin e një irlandezi, ne do të mposhtim Anglinë”, tha Biden i cili ka ardhur për të përcjellë Botërorin. Ndërsa kompania britanike e naftës BP Gulf i ka krijuar presidentit Obama njërin prej problemeve më të mëdha gjatë presidencës së tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›