E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bido: Po menaxhohet situata nga dëmtimi i argjinaturës në Çukë

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido tha sot se ekipet e bashkisë, ushtrisë, Bordit të Kullimit dhe forcave të emergjencës civile po ndjekin nga afër situatën e krijuar pas dëmtimit të argjinaturës dhe përmbytjes së fushës në Çukë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Bido ka ndarë pamje nga dëmtimi i argjinaturës në Çukë që shkaktoi përmbytje në fushë.

“Ekipet janë në terren që në orët e para të mëngjesit, duke punuar për të menaxhuar situatën dhe për të kufizuar pasojat”, tha Bido, i cili ndodhet në terren për të ndjekur nga afër situatën.

Bido u shpreh se “falë reagimit të tyre të shpejtë, u shmangën dëmet në njerëz”.

Në Çukë po vijon puna deri në stabilizimin e plotë të zonës dhe rikthimin e normalitetit.

Si pasojë e reshjeve të furishme të mbrëmjes së kaluar u dëmtua argjinatura në Çukë, që mbronte tokat nga prurjet e bashkimit të Bistricës me lumin e Kalasës, duke shkaktuar dëme.

1 nga 7

/k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›