Gripi i derrit, virusi bëhet më agresiv
Virusi i gripit të derrit ka nisur që të forcohet dhe tendenca është që të bëhet mjaft agresiv. Mjekët infeksionistë që trajtojnë rastet e pacientëve të prekur nga virusi pandemik AH1N1 shprehen të shqetësuar se po shtohen rastet e simptomave aspak të lehta të këtij gripi. Ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ripërsëritur alarmin për më shumë kujdes dhe vëmendje nga ana e autoriteteve shëndetësore në çdo shtet, pasi vjeshta konsiderohet si fazë kritike e goditjes nga gripi i derrit në forma të ashpra.
Aktualisht, në Pavijonin e Infektivit në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza", në Tiranë, ndodhen tre persona të shtruar, të dyshuar si të prekur me virusin A/H1N1. Ndërkohë, ky numër rritet dhe me dy pacientë të tjerë të dyshuar, të cilët janë fëmijë dhe po marrin mjekim pranë spitalit pediatrik, po në QSUT. Gjendja e tyre shëndetësore sipas mjekëve paraqitet e mirë dhe e stabilizuar. Por në infektiv jo më larg se disa ditë më parë ka pasur dhe raste të rënda nga A/H1N1, si ai i një vajze 20-vjeçare. Pëllumb Pipero, mjek infeksionist dhe anëtar i grupit të punës për situatën pandemike të ngritur nga Ministria e Shëndetësisë, shprehet se "ne tashmë kemi edhe raste të shtruara. Kemi edhe raste të rënda nga gripi A/H1N1, siç ishte rasti i një vajze rreth të 20-ve, e cila ishte disa ditë në reanimacion në gjendje të rëndë. Tashmë shpëtoi. Është mirë dhe po rikuperohet në spitalin tonë".
Nga ana tjetër, infeksionisti Pipero rithekson se "numri i rasteve, të cilët ka mundësi të jenë apo kenë qenë me gripin A/H1N1, por që për shkak të klimës së butë apo për shkak të neglizhencës së qytetarit nuk janë paraqitur te mjeku, është shumë më i madh".
Ai ka shtruar edhe njëherë problemin e vonesave të analizave nga ISHP, të cilat e vështirësojnë punën e mjekëve në kurimin e pacientëve të dyshuar me tamiflu. Ndërsa paralajmëron se qytetarët nuk duhet të neglizhojnë asnjë simptomë, pasi numri i personave të prekur nga A/H1N1 është dhe më i lartë se 29 nga ata që janë konfirmuar tashmë.
Ndërkohë, burime pranë spitalit të sanatoriumit thonë se ende gjendja shëndetësore e 44-vjeçarit të ardhur nga Italia dhjetë ditë më parë, i dyshuar me virusin A/H1N1, paraqitet kritike.
Mjekët infeksionistë apelojnë se e gjithë popullata duhet të vaksinohet si një masë mbrojtëse kundër gripit të derrit.
Madje, bluzat e bardha i kanë bërë thirrje shtetit që të mundësojë futjen e vaksinës ende në prodhim në tregun farmaceutik, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta blejnë atë. Sipas infeksionistit Pipero, tashmë shteti duhet të përcaktojë edhe kategoritë më në rrezik që mund të preken nga ky virus dhe të kryejë vaksinimin e tyre sa më parë.
Mbërritja e stinës së ftohtë në vend pritet që të rëndojë situatën e virusit AH1N1. Shtimi i rasteve të të prekurve mendohet se do të shoqërohet edhe me një virus më agresiv dhe të rrezikshëm për shëndetin. Deri tani numri i rasteve të konfirmuara zyrtarisht si të prekur me virusin pandemik është 29 vetë.