Ushqimet dhe uji çojnë 110 vetë çdo ditë në spital
Çdo ditë pranë spitalit infektiv në Tiranë paraqiten rreth 110 raste me simptoma të helmimit. Kjo konfirmohet nga mjekë infeksionistë pranë këtij spitali, të cilët thonë se këtë vit gastroenteritet kanë qenë më të shpeshta.
Origjina e këtyre helmimeve, po sipas këtyre mjekëve, kanë qenë ushqimet, të cilat shpesh nga qytetarët blihen në shitës ambulatorë që tregtojnë në rrugët e Tiranës. Por, helmimet këtë vit kanë qenë edhe nga uji. Grupmosha që shënon dhe rastet më të shpeshta të helmimeve këtë verë ka qenë ajo 25-30 vjeç, ndërkohë që mjekët konfirmojnë se ka pasur dhe disa raste të rënda të shtruar në spitalin infektiv si pasojë e helmimeve dhe kryesisht kanë qenë të moshës 60 vjeç.
Pavarësisht se temperaturat e larta të muajve korrik dhe gusht nuk do të jenë më prezente, çka sjell dhe ulje të rrezikut nga helmimet, mjekët sërish u bëjnë apel qytetarëve të ruajnë higjienën e ushqimeve dhe ujit që përdorin, pasi kjo është dhe një masë sipas tyre jo vetëm për të parandaluar gastroenteritet sezonale, por edhe virusin A/H1N1, një apel ky që muajt e fundit është përsëritur shpesh edhe nga përfaqësuesit e OBSH-së në vendin tonë.