Bie Fierza KESH ne kerkim te energjise elektrike
KESH-i jep garanci se furnizimi me drita do te jete i panderprere por nga ana tjeter fsheh problemin me uljen e perditshem te nivelit te Fierzes e cila ka zbritur nen 260 metra. Ne keto momente jemi duke u perballur me prurje te uleta ne lumin Drin pasi per shkak te ngricave dhe debores kemi prurje rreth 50 m3/ sek duke sjelle nje renie te ndjeshme ne nivelin e Fierzes. Ne jemi duke biseduar per te rritur importin qe do te vazhdoje edhe ne muajin mars pasi ne kushtet ne te cilat jemi kemi goxha mungese ne rezerva apo ne nivelin e ujit ne Fierze u shpreh dje per mediat drejtori i korporates elektroenergjetike shqiptare Engjell Zeqo. KESH-i ka mundur te siguroje nga buxheti i shtetit afro 2 miliarde leke por qe jane te pamjaftueshme per te vijuar me tej blerjen e energjise elektrike pasi cmimi i importit eshte rritur ndersa sasite ne treg te hapur jane limituar. Sakaq konsumi i energjise elektrike ka arritur aktualisht ne rreth 26 milione kilovat ne dite ku rreth 11 milione importohen dhe pjesa derrmuese sigurohet nga prodhimi vendas. Per shkurtin energjia eshte siguruar ndersa per marsin KESH-i ndodhet ende ne tratativa.