E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Makinat", karta e re e Berishës

Ligji për heqjen e makinave të zyrtarëve ka qenë një nga kartat kryesore politike që Kryeministri Berisha tundi pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Për të përmbushur luftën ndaj korrupsionit dhe privilegjeve, kreu i qeverisë theksonte se ky ligj kursente 30 milionë dollarë dhe shkëpuste përfundimisht establishmentin e administratës shqiptare nga praktikat e vjetra të nomenklaturës komuniste. Kreu i qeverisë theksoi se ligji është hartuar sipas modeleve të shumë vendeve të zhvilluara. Në fakt disa shtete të rëndësishme të zhvilluara perëndimore me standard të lartë jetese: si Suedia, Danimarka e Finlanda, u kanë hequr këto privilegje ministrave, madje edhe kryeministrave, ose më mirë vetë këta zyrtarë nuk i përdorin për të qenë të barabartë me qytetarët, por kanë masa të forta sigurie ndaj gjyqtarëve, prokurorëve që janë çdo ditë përballë luftës me kriminelët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›