Bie Vllaznia, Dinamo rihap kampionatin
Dinamo fiton 1-0 në supersfidën e javës së 17-të në "Loro Boriçi" përballë Vllaznisë dhe rihap kampionatin. Blutë ndërpresin ecurinë pozitive të kuqebluve, që nuk humbisnin prej nëntë javësh në Superiore (disfata e fundit u regjistrua në javën e tetë në fushën e Besës, më 25 tetor). Me këtë rezultat, diferenca e shkodranëve nga Tirana e vendit të dytë reduktohet me 4 pikë, ndërkohë që Dinamo konsolidohet në vendin e tretë dhe është vetëm 5 pikë larg. Takimi u vendos nga një penallti e shndërruar në gol nga Sebino Plaku, vetëm tri minuta përpara fundit të takimit. Sulmuesi ishte frenuar në mënyrë të parregullt në zonë nga mbrojtësi Suad Lici. Gjithsesi, vendimtar në këtë sfidë u tregua edhe portieri i bluve, Elvis Kotorri. Në të 56-ën ai pret penalltinë e gjuajtur nga Sinani, por gjyqtari Lorenc Jemini përsërit ekzekutimin pas sinjalizimit të anësorit Sokol Avdo, pasi zona ishte e mbipopulluar. Sinani gjuan përsëri, mes protestave të miqve, por Kotorri nuk lejon rrjetën të preket. Tirana fiton me rezultatin 6-2 përballë Bylis dhe ngjitet në kuotën e 30 pikëve. Besa fiton 1-0 në Elbasan falë një rrjete të mbrojtësit fierak Ilirian Mërtiri. Me rezultat të ngjashëm Apolonia kalon Teutën, me penalltinë e realizuar nga Arbër Dhrami. Më në fund fiton edhe Partizani, që me rrjetat e Babamustës e Hallaçit mposht Flamurtarin.
Superiore / Java e 17
Të shtunën
Lushnja-Shkumbini 1-1
K.Arbëri 75‘, A.Nora 84‘
Dje
Elbasani-Besa 0-1
Mërtiri 70‘
Vllaznia-Dinamo 0-1
Plaku (11m) 87‘
Tirana-Bylis 6-2
Nevez (ag) 2‘, Memelli 5‘, 33‘, 57‘, Muzaka 15‘, D.Xhafaj 31‘ / Bakiu 11‘, (11m) 48‘
Partizani-Flamurtari 2-0
Babamusta 2‘, Hallaçi 67‘
Apolonia-Teuta 1-0
Dhrami (11m) 64‘
KLASIFIKIMI
Skuadra N Pikë
1. Vllaznia 17 34
2. Tirana 17 30
3. Dinamo 17 29
4. Besa 17 28
5. Shkumbini 17 24
6. Teuta 17 24
7. Flamurtari 17 23
8. Elbasani 17 20
9. Apolonia 17 18
10. Bylis 17 17
11. Partizani 17 13
12. Lushnja 17 13
Superiore / Java e 17
Të shtunën
Lushnja-Shkumbini 1-1
K.Arbëri 75‘, A.Nora 84‘
Dje
Elbasani-Besa 0-1
Mërtiri 70‘
Vllaznia-Dinamo 0-1
Plaku (11m) 87‘
Tirana-Bylis 6-2
Nevez (ag) 2‘, Memelli 5‘, 33‘, 57‘, Muzaka 15‘, D.Xhafaj 31‘ / Bakiu 11‘, (11m) 48‘
Partizani-Flamurtari 2-0
Babamusta 2‘, Hallaçi 67‘
Apolonia-Teuta 1-0
Dhrami (11m) 64‘
KLASIFIKIMI
Skuadra N Pikë
1. Vllaznia 17 34
2. Tirana 17 30
3. Dinamo 17 29
4. Besa 17 28
5. Shkumbini 17 24
6. Teuta 17 24
7. Flamurtari 17 23
8. Elbasani 17 20
9. Apolonia 17 18
10. Bylis 17 17
11. Partizani 17 13
12. Lushnja 17 13