E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet në Elbasan-Peqin

Numri i aksidenteve rrugore me pasoje vdekjen edhe ne fund te 2010 shënon bilanc lufte. Vetëm gjate javës te fundit 12 persona kane humbur jetën dhe dhjetëra te tjerë kane mbetur te plagosur. Veç autostradës Fushe Kruje-Lezhe, mjaft problematike rezulton edhe rruga Elbasan-Peqin. Drejtues te policisë rrugore te qarkut te Elbasanit deklarojnë se kane shtuar patrullat për te shmangur, por fajësojnë drejtuesit e mjeteve sidomos emigrantet sit e pakujdesshëm qe nuk respektojnë rregullat. Një tjetër burim aksidentesh sipas policisë jane bere tregjet e improvizuara te gjelave te detit përgjatë rrugës Elbasan-Peqin, ndaj kërkohet ndërhyrja e njësive vendore. Për vitin 2010 ne Elbasan janë regjistruar mbi 90 aksidente, nga te cilët kane humbur jetën 24 persona dhe janë plagosur dhjetëra te tjerë.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›