E Diel, 1 Nëntor 2026

Urgjent/ Hidhet ne ere shtylla e tensionit te larte ne Fushe-Kruje pa drita gjysma e Shqiperise se mesme

E enjte 30 dhjetor NOA/ Ariola Ymeraj - Nje shtylle e tensionit te larte eshte hedhur ne ere pak minuta me pare.

Shtylla e tensionit te larte 220 kw ndodhej ne fshatin Budulle te Fushe-Krujes dhe furnizonte nje pjese te madhe te rrethit me energji elektrike.

Sapo jane sinjalizuar per shperthimin eksperte te policise e KESH kane mberritur ne vendngjarje per te vene situaten nen kontroll.

Burime zyrtare te policise konfirmojne per agjencine e lajmeve NOA se shtylla e tensionit te larte u hodh ne ere me dinamit.

Nderkohe qe banoret e zones jane shprehur se u degjuan dy shperthime te fuqishme njera pas tjetres.

Shtylla e tensionit te larte ndodhej prane llixhave. Policia ka nisur hetimet per gjetjen e autoreve dhe ndalimin e tyre por nuk dihen shkaqet qe kane cuar ne kete veprim.

Rreth 1/3 e qytetit nuk ka drita madje edhe nje pjese e qytetit te Durresit nuk furnizohet me energji elektrike.

Madje pa drita jane zona e Sharres Selites dhe Kombinatit te cilat duket se do e kalojne pa drita kete nate sic duket edhe festen e nderrimit te viteve.

Lexoni mbi precipitimin e situates

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›