Debati per autostraden LDK kunder ndryshimit te trasese

Partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës ka kundërshtuar vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës për ndryshimin e trasesë së autostradës Merdarë- Morinë. Një ditë më parë ekzekutivi kosovar vendosi që autostrada të anashkalojë qytetin e Shtimes dhe të kalojë nga Qafa e Dulës në drejtim të Orallatit, fshat në rajonin e Drenicës, për t’u lidhur pastaj me magjistralen Pejë-Prishtinë.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri tha se për ndyshimin e trasesë së autostradës duhet të marrë vendim Kuvendi i Kosovës, dhe jo qeveria e cila po e anashkalon në vazhdimësi këtë institucion.
“Asnjëherë Kuvendi i Kosovës nuk e parë këtë projekt. Është obligim i qeverisë ta bëjë publik projektin. Por qeveria po sillet sikur nuk ka nevojë per Kuvendin. I thashë kryetarit të Parlamentit nëse vazhdon kështu sikur pushon arsye për të pasur Kuvend të Kosovës” tha Beqiri.
Qeveria e Kosovës ka arsyetuar ndyshimin e trasesë për të kursyer një shumë të madhe parashikon dhe jo për arsye tjera që supozohet.
“Ne jemi të gatshëm të bisedojmë dhe të diskutojmë në Kuvend koston ekonomike edhe aspektin tjetër të zhvillimeve. Por logjika jonë është që ne kemi mjete të kufizuara buxhetore dhe duhet ti shfrytëzojmë ato në mënyrë sa më racionale” tha Kuqi.
Sipas arsyetimit të kryeministrit Thaçi ndryshimi i trasesë së autostradës për të shmangur tunelet do të kursejë mbi 350 milionë euro ndërsa me këtë devijim, Prishtina do të jetë vetëm 7 minuta më shumë.
Autostrada fillimisht ishte projektuar që të kalonte nga Prizreni, Suhareka, Shtimja, Lipjani, Prishtina për të vazhduar drejt Merdarit. Mirëpo tani ajo do të kalojë përmes Malishevës dhe Drenasit.
Bul Salihu