E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA tornadot godasin jugun. Mbi 200 te vdekur

Jugu i Shteteve të Bashkuara shkatërrohet nga tornadot. Brenda pak orësh bilanci i viktimave është rritur  në mënyrë dramatike. Viktimat  tashmë llogariten mbi 215, ndërsa qindra janë plagosur. Shteti më i goditur është Alabama ku rreth 1 milion persona kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa dy mijë ushtarë janë dërguar të kërkojnë rrënojat për të mbijetuarit. (update)

Një shkatërrim me përmasa apokaliptike vërehet në Tuscaloosa,  ku të vdekurit mendohet që të jenë 131. Dhjetëra rrugë janë shkatërruar, banesa e pemë kanë fluturuar për shkak të erërave të forta e numërimi i viktimave është i vështirë në qytetin që kryebashkiaku Walter Maddoxx e përshkroi si shesh lufte.

Tornadot kanë goditur dhe Birmingham, atdheun e ish- sekretares së shtetit Condoleezza Rice e të betejave të para të Martin Luther King. Viktimat medohet të jenë disa dhjetëra edhe këtu.

Në kontene e Xheferson të mbijetuarit të thonë se nuk ka mbetur në këmbë asnjë shtëpi. Barak Obama ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme në 7 shtete e i dha dritën jeshile dërgimit të  ndihmave federale.

Situata mbetet e rëndë për qindra persona të bllokuar brenda banesave të tyre në pritje të ndihmave. Meteorologët vazhdojnë të  japin alarmin nga Xhorxhia e deri në Washington ndërsa flasin për evenimente mjaft të rralla që ndodhin vetëm një a dy herë në vit.

Delina Bitraku
Azhornuar së fundi ( e enjte , 28 prill 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›