Ulen cmimet. Bum prodhimesh bujqesore ne vend

Prodhimi vendas bujqësor ka arritur në kulmin e ciklit vjetor duke sjellë ulje të çmimeve dhe shumëllojshmëri në tregje. Për Albanian Screen, kreu i Agrobiznesit Shqiptar, Enver Ferizaj, thotë se si në sera ashtu dhe në terrenet bujqësore të hapura ka nisur vjelja e pothuasje të gjitha kulturave.
“Sivjet gjendja e mirë është në të gjitha drejtimet. Tani jemi në përfundim të korrje-shirjeve. Prodhimet paraqiten mjaft të mira, në parametra optimal. Tregu është furnizuar ritmikisht edhe me ardhjen e turizmit. Gjithashtu mungesa në treg nuk ka. Cilësia paraqitet mjaft mirë. Edhe çmimet janë të balancuara si për prodhuesin, por edhe konsumatorin”-tha Ferizaj.
Fermerët kanë nënshkruar kontrata tregtie, kryesisht me blerës të huaj të cilat duhet t`i respektojnë. Shtimi i shkëmbimeve tregtare ka rritur ndjeshëm intetresin e fermerëve për të prodhuar.
“Ka filluar eksporti si ai i lakrës, prasit, etj që më parë nuk kanë qenë produkte për eksport dhe tani kanë filluar të eksportohen. Ndjeshmëria e fermerëve është shumë e lartë në këtë drejtim dhe kanë filluar mbjelljet e dyta menjëherë pas korrjes së grurit. Kjo është risi shumë e mirë sepse toka shfrytëzohet 2-3 herë dhe themi që edhe në mbjelljet e dyta kemi rendimente të kënaqshme ose te pritshme ”- tha Ferizaj.
Vitet e fundit investimet dhe prodhimi bujqësor kanë ardhur në rritje. Gjatë 2010-ës u prodhuan rreth 100 mije ton perime, 15 mijë ton fruta dhe rreth 20 mijë ton ulli. Rritje ka pasur dhe në eksportet e prodhimeve bujqësore, bimëve mjekësore dhe produkteve të peshkut të përpunuar.
Florian Papadhimitri