E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie fluksi i emigranteve ne Durres

Duket se fluksi i emigranteve ne ditet e para te janarit 2011 ka renie te ndjeshme pasi shumica e tyre tashme e kane lene Shqiperine per tju drejtuar vendeve te tyre te punes jashte vendit. Keshtu edhe gjate 24 oreve te fundit nga porti i Durresit jane imbarkuar dhe kane lundruar ne drejtim te porteve italiane mbi 4500 emigrante shqiptare cdo dite dhe mbi 6500 shtetas te huaj qe ne total arrijne ne 17 mije. Gjithashtu jane imbarkuar edhe 3550 automjete. Transporti i tyre eshte mundesuar nga 8 tragete ku sherbejne si dogana ashtu edhe policia me rreth 16 sportele. Qe nga data 1 janar numri i udhetareve te cilet jane larguar nga porti i Durresit arrin ne 14 600 ndersa i makinave 8200. Prej tyre 14 mije kane qene emigrante shqiptare dhe pjese tjeter shtetas te huaj. Permiresimi i kushteve te motit ju ka krijuar mundesi autoriteteve portuale qe te punojne ne kushte normale dhe te nisin sipas orareve te grafikut tragetet e linjave. Pak dite me pare per shkak te bores se madhe tragetet u nisen 5 ore me vonese pasi u detyruan te presin dhjetera autobuse te cilet transportonin afro 9100 kosovare ne drejtim te portit te Durresit.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›