Festat ne Tirane Ministria e Shendetesise 10 veta ne spital e 40 ne urgjence

Pas festave te fundvitit bilanci i qytetareve te paraqitur ne urgjence per te kerkuar ndihme mjekesore paraqitet i larte. Drejtoresha e Autoritetit Shendetesor Rajonal Liljana Ramasaco pohon se 40 qytetare jane shtuar ne urgjence. Dje Autoriteti Shendetesor Rajonal ne diten e katert te 2011-s beri publik bilancin e nates se festes. Nga tri auto-ambulancat e vendosura ne sheshet me te populluara te kryeqytetit jane transportuar ne spital 10 paciente ndersa 40 qytetare te tjere jane paraqitur per te kerkuar ndihmen mjekesore ne Urgjencen e Tiranes. Nderkohe qe 27 raste jane derguar per nje ndihme me te specializuar ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza. Drejtoresha e Autoritetit Shendetesor Rajonal Liljana Ramasaco ka perfituar nga ky rast per tu drejtuar apelin e saj qytetareve te Tiranes qe ata ndihmen e pare mjekesore ta kerkojne ne poliklinikat prane zonave ku banojne ku sipas Ramasacos nuk mungon sherbimi i kualifikuar. Nje nder objektivat kryesore te reformes ne shendetesi eshte kthimi i besimit te qytetareve tek mjeku i familjes.