Gripi stinor nis pajisja e spitaleve me materiale shendetesore
Intensifikim te survejances mbi situaten e gripit si dhe furnizim te spitaleve me tamiflu e materiale mjekesore. Ne nje urdher te vecante ministri i shendetesise Petrit Vasili ka kerkuar shtimin e vigjilences per te identifikuar dhe ndjekur cdo shfaqje te rasteve te ngjashme me gripin dhe me grip formen e shfaqjes prirjet perkatese ne kohe dhe grupet e popullatave. Ne urdhrin e tij ministri kerkon qe te raportohet me saktesi dhe cdo jave sipas formularit te sistemit alert rastet e ngjashme me gripin dhe ose me grip. Per cdo shfaqje te vecante te njoftohen ne menyre te menjehershme ISHP dhe drejtoria e shendetit publik vend dhe rajon bazuar ne rekomandimet e OBSH-se.
Gjithashtu bene thirrje Instituti te Shendetit Publik te pershtate dhe te intensifikoje survejancen e gripit sipas situates me te fundit epidemiologjike ne vend dhe rajon bazuar ne rekomandimet e OSBSH-se.
Nderkohe qe te gjitha institucionet shendetesore te jene ne gatishmeri te plote per te administruar cdo rast apo fluks rastesh te paraqitura me grip si dhe te sigurojne furnizimin me oksigjen kryesisht per repartet e sherbimit te urgjences te sherbimit te semundjeve infektive te semundjeve pulmonare terapise intensive furnizimin me pajisje me mjete mbrojtese personale maska doreza dhe syze furnizimin me lende dezinfektonte furnizimin me materiale informative dhe edukuese postera fletepalosje etj per gripin. Te gjitha drejtorite spitalore te sigurojne sasine stok te preparatit antiviral oseltamiriv Tamiflu.