Currilat shkaterrimi i paralajmeruar

Vendi emblematik i durrsakeve drejt degradimit. Plazhi i Currilave nder me te frekuentuarit nga durrsaket prej vitesh eshte kthyer ne zone te banueshme madje ne zone ku njeriu kultivon produktet e stines
Zona e Currilave ka qene dhe mbetet vendi emblematik i durrsakeve ata me emrin e cuditshem Currila gjithmone kane personifikuar zonen e qete ku benin festa e plazh pelegrinazhe dhe dite te shenuara. E ndersa deri para pak vitesh Currilat ishin ende te paprekura nga dora njerezore duket se betoni dhe shkaterrimi nuk po e kursen ate. Tek ecen buze detit ne Currila shikon me dhimbje se si po degradohet cdo dite e cdo vit zona bregdetare nder me te bukurat e Durresit. Dimri me leshteriket e tij por edhe dora vrastare e njeriut qe nuk mungon te mbushe me dhera dhe inerte bregun e detit duket se nuk vihen re fare nga ruajtesit e ligjit nga Policia Bashkiake dhe ajo e Inspektoratit Ndertimor. Plazhi i Currilave nder me te frekuentuarit nga durrsaket prej vitesh eshte kthyer ne zone te banueshme madje ne zone ku njeriu kultivon produktet e stines. Ne gjirin piktoresk durrsaket po shohin me syte e tyre tjetersimin pa kthim te ketij plazhi. E gjithe zona bregdetare me nje siperfaqe prej 10 mije metrash katrore tashme i ngjan nje are te mbjelle me shkurre dhe barishte. Plazhi fantastik rreze kodrave po degradon dita-dites. Ujerat e zeza te familjeve informale derdhen ne det. Madje disa prej tyre formojne forma pellgjesh masive te cilat ndotin vazhdimisht ujin e detit. Mjafton servirja e ketij imazhi per te larguar perfundimisht nga ky plazh edhe nostalgjikun me fanatik. Qytetaret shprehen me te drejte se edhe gjate veres se vitit 2010 sezoni veror ne Currila ishte i deshtuar pasi prej 20 vitesh ajo nis me shpejtesi popullimin. Pas vitit 1990 qindra familje te pastreha zaptuan kabinat prej kompensate duke i pershtatur ato ne banesa fikse. Prej vitesh ata banore jetojne ne siperfaqe shume te ngushta. Ndodh rendom qe ne nje dhome kompensate me siperfaqe 7 metra katrore te banoje nje familje e tere por atje eshte ngritur edhe ndonje banjo prej llamarine tubat e te cilave zbrazen mbi reren e plazhit. Metamorfoza dhe realiteti 20 vjecar ku nderthuren problemet ekologjike infrastrukturore dhe sociale e ka fshire nga harta turistike e Qarkut plazhin e Currilave. Familje te ardhura nga zona te ndryshme te Shqiperise zaptuan plazhin e vogel dhe te virgjer te ndodhur vetem pak kilometra ne veri te Durresit qe deri asokohe mbipopullohej ne vere dhe braktisej ne dimer. Qysh nga viti 1992 nje komunitet prej 60 familjesh e ka kthyer kete plazh ne nje rezidence te perhershme duke e shnderruar ate zone ne nje nder lagjet me te paintegruara te periferise se Durresit. Ish -kabinat verore te punuara me derrase dhe tulla fine u pershtaten ne gjithfare trajtash me kthina banjo apo shtesa te tjera te cilat i kane dhene perles turistike imazhin e nje getoje. Te kercenuar nga papunesia dhe nga mungesa e perspektives shume prej banoreve te zones pjesa derrmuese e te cileve adoleshente merren me peshkim nga mengjesi ne darke. Ata u ofrojne vizitoreve te rastesishem oktapode arragosta dhe peshk te fresket prodhime keto te cilat kane vleren e mbijeteses ne nje realitet mjaft te veshtire. Nuk furnizohemi rregullisht me uje nuk ka kanalizime dhe komuniteti i bie shkurt duke i derdhur ne det ujerat e zeza- shprehet nje prej sipermarresve turistike te zones. Qytetaret shprehen se bashke me plazhin ketu ka deshtuar edhe frekuentimi i bareve dhe restoranteve permiresimi i situates per biznesin mund te punesonte njerez nga ky komunitet . Banoret atje jane ne banesa pa leje ne nje plazh te destinuar dikur vetem per turizem elitar. Pavaresisht ketij fakti ata cdo muaj i paguajne nje qera prej 1200 lekesh ne muaj Ndermarrjes Komunale Plazh e cila ka ne administrim kabinat. Kontratat e banesave rinovohen cdo 6 muaj dhe asnjeri prej familjareve nuk e din se deri kur do te vazhdoje ky ritual gjysme ligjor. Currilat si zone ka luksin te vendoset ne nje zone turistike. Shume prej banoreve jetojne ne ndertesa tip kabinash plazhi qe jane prone e shtetit por une them qe gjate mandatit tim si kryetar bashkie keto objekte te dalin ne privatizim duke i dhene nje zgjidhje problemit te strehimit keshtu te pakten per keta njerez do te marre fund ankthi se nje mund ti nxjerrin jashte kabinave deklaron kryetari bashkise Dako. Keta banore kane si shqetesime kryesore problemin e strehimit dhe infrastruktures per zgjidhjen e te cilave Bashkia ka shpjeguar projektet per rehabilitimin turistik te zones. Ata banore jetojne ne nje nga zonat me te bukura te Durresit por jeten brenda saj e kane bere si njerez me njemije e nje probleme duke mos pasur uje drita dhe infrastrukture. Prej 3 vitesh kjo zone ka marre nje zhvillim te madh pasi u be rruga me gjatesi 1.5 km segment te cilin do te shtrihet deri ne Kallm. Ndertimi i kesaj rruge do ti hape rruge zhvillimit turistik te kesaj zone- deklaron prej vitesh kryetari i bashkise i cili premton se Me ndihmen e qeverise kjo do te behet realitet per vitin 2011.