E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapi me i madh ne luften kunder kancerit

Njerezimi ka bere hapa shume te rendesishem madje disa prej tyre jane te jashtezakonshem si per shembull ulja ne Hene etj. por para kancerit gjithnje eshte dorezuar duke u mjaftuar ne kurimin e tij te perkohshem. Kanceri dhe mposhtja e tij kane qene gjithnje sfida te medha per shkencetaret e gjithe planetit tone. Por ngecja ne vend e kerkimeve per sa i perket kurimit nuk e ka pasur zanafillen tek ndonje sofistikim i jashtezakonshem i qelizes kancerogjene por tek menyra se si njerezimi i ka perceptuar dhe si i ka luftuar ato. Tani nje menyre e re per te analizuar gjakun eshte shpikur dhe kjo menyre e re e te analizuarit mund te diktoje nje qelize kancerogjene edhe neqoftese ajo eshte e fshehur mes miliarda qelizave te shendosha. Ne nje laborator ne Carlstaun studiuesit e perdorin kete pajisje te re dhe te mrekullueshme per te diktuar sic thame nje qelize te vetme kancerogjene mes miliarda qelizave te shendosha. Keshtu qe kanceri nuk ka mundesi te fshihet me por dallohet menjehere dhe kjo eshte nje arritje e jashtezakonshme sepse mund te merren masa paraprake para se qeliza kancerogjene te jete perhapur ose te jete shnderruar ne tumor. Shkencetaret thone se kjo menyre qe ata po zhvillojne eshte njefare biopsie likuide e cila menjanon nderhyrjet e dhimbshme kirurgjikale qe perdoreshin per te kuptuar se ne cmenyre duhet kuruar cdo pacient. suksesi me i madh i ketij eksperimenti eshte fakti se mund te konstatojme se cfare lloj tumori eshte ose si mund te kurohet pa qene nevoja ta operojme e rioperojme pacientin gjate kurimit te tij shpjegon dr. Daniel Haber drejtori i Qendres MGH per kerkimet Kancerogjene. Gailanne Reeh nje punonjese sociale e cila vuan nga kanceri metastatik ne gji dhe e cila po ben kimioterapi intensive u ngazellye pa mase nga shpikja e menyres se re por sqaron se ajo prape nuk eshte nje menyre per te kuruar kancerin. Une isha duke marre nje ilac prej muajsh dhe u desh shume kohe qe doktoret ta kuptonin se nuk po bente efekt. Me kete shpikje te re mund te kishim evituar gjithe keto muaj mjekime te kota. Nje nga drejtuesit e kerkimeve thote se testi i ri i analizave te gjakut brenda dhjete vjetesh do te jete nje rutine e thjeshte dhe jo nje arritje e madhe shkencore. Do te jete nje analize normale qe mund ta besh ne cdo laborator ne bote.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›