Dy kulla “qiellgërvishtëse” tek stacioni i trenit
Një studio shqiptare dhe dy studio të huaja arkitektonike kanë sjellë në Tiranë projekt-idenë për ndërtimin e dy kullave “qiellgërvishtëse” me më shumë se 26 kate secila. Stacioni i trenit është përcaktuar si zona në të cilën do të ndërtohen objektet. Për këtë Bashkia e Tiranës ka zhvilluar dje konkursin ndërkombëtar për projekt-idenë më të mirë për ndërtimin e tyre.
Projekti
Në fund u miratuan dy kompanitë fituese. Gigantes-Zenghelis Architects është përzgjedhur për ndërtimin e një prej kullave, ndërkohë që De Architekten Cie është përzgjedhur për kullën e dytë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, njëkohësisht kryetari i jurisë tha: “Tirana është bërë stacioni ku ndodhin ngjarje shumë të rëndësishme për të nesërmen, ngjarje që kanë të bëjnë më ide të reja, me projekte dhe ambicie të jashtëzakonshme njerëzish që bashkëpunojnë pa kufi”.
Idetë e paraqitura do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare, e përbërë nga 7 anëtarë (arkitektë të huaj dhe vendas). Në përfundim, juria do të shpallë projekt-idenë fituese për perspektivën e zhvillimit të këtyre objekteve.
De Architekten Cie, Holandë
Ideja e kësaj studioje është të krijojë një kombinim mes imagjinatës dhe realitetit. Në planin e saj, De Architekten Cie është përpjekur të përfshijë qytetin.
Kullat do të kenë hotel, zyra, rezidenca që do të kombinohen në planin horizontal. De Architekten Cie kërkon të bëjë një lidhje të jashtme të qytetit me vetë qytetin dhe synon të ruajë traditën. Plani do të ruajë lartësinë mesatare. Vendi i parkimit është i kombinuar me një shesh atypari. Piacë të vogël që i jep jetë katit të parë. Pas parkut është niveli i katit të parë me hyrje, ku ka dyqane, etj. De Architekten Cie është përpjekur të lidhë parkun me ndërtesat. Në qendër të piacës është menduar një tribunë e vogël muzikore.
Gigantes-Zenghelis Architects
Studio Gigantes-Zenghelis Architects koncepton planifikim në bllok. Ata kanë menduar krijimin e një parku qendror i cili është konsideruar si një element me rëndësi në projekt dhe marrin në konsideratë densitetin dhe lartësinë e pemëve.
Stacioni i trenit për Gigantes-Zenghelis Architects konsiderohet si vend që përbën një element të ri për qytetin. Për studion, dy kullat konceptohen të thjeshta. Fasada do të jetë blu. Në shesh janë konceptuar kinema verore, lokale dyqane etj.