E Shtunë, 31 Tetor 2026

Levan- Tepelene rruga hapet per qarkullim ne qershor

Në fillim të sezonit turistik do të mundësohet lëvizja e automjeteve në aksin rrugor Levan- Tepelene pasi parashikohet përfundimi i punimeve në aksin e parë të saj duke lehtësuar qarkullimin me jugun e vendit. Aksi që është në përfundim e sipër eviton pjesen me te veshtire te kthesave te Ballshit te aksit ekzistues, duke zbutur ne kete menyre edhe fluksin e levizjes se mjeteve te emigranteve dhe transportit drejt Greqisë.

”Është një investim I Bankës Europiane sëbashku me Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim. Afati I përfundimit të punimeve është mesi I vitit të ardhshëm, por rruga do jetë e hapur për trafikun në fund të këtij viti. Deri në qershor ne do të hapim rreth 26 kilometra të kësaj rruge që është edhe pjesa më e rëndësishme sepse eleminon gjithë kthesat e Ballshit. Standartet e rrugës janë nga më të mirat europiane” thotë inxhinjeri Sokol Demiri.

Vlera e financimit per aksin rrugor Levan – Fratar, me gjatesi prej 38 km, shkon ne 36 milion euro ku eshte realizuar ndertimi i 10 urave,12 nenkalimeve si dhe germimit te 2 milion e 640 mije metra kub dhera dhe gure.

Aleksandër Nushi    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›