Mourinho per Totenham Nuk do te jete perballje e lehte

Trajneri i Realit të Madridit Jose Mourinho ka folur për herë të parë për kundërshtarin e radhës në cerekfinalet e Ligës së Kampioneve, duke e cilësuar Totenham një skuadër të fortë që nuk duhet nënvlerësuar. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës, vendosi përballë maadrilenët me skuadrën angleze të Harry Redknapp, e cila eliminoi Milanin.
"Ata luajten kundër skuadrës së dytë që e ka fiutuar më shumë Ligën e Kampioneve dhe u kualfikuan me sukses. Mund të them se jam i lumtur që do të luajmë kundër Totenham, por që nuk do të jetë e lehtë", ka thënë Mourinho.
Trajneri portugez ka prekur edhe temën e titullit kampion në Spanjë. Reali i Madridit arriti të fitonte 2-1 kundër Atletikos, duke ruajtur diferencën prej 5 pikësh me kryesuesit e Barcelonës. Mourinho e ka cilësuar si të vështirë, por jo të pamundur fitimin e titullin në Primera Division.
“Me kalimin e javëve gjithçka bëhet më e vështirë. Në jemi në këtu, mendojmë vetëm për ndeshjet tona dhe nuk shqetësohemi për atë që bën Barcelona. Pastaj, bilancet e sezonit do t’i bëjmë ne fund”, ka përfunduar Jose Mourinho, i cili edhe një herë ka anashkaluar pyetjet në lidhje me të ardhmen e tij në stolin e Realit të Madridit.
Nertan Prifti