E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie makina, humb jetën 37-vjeçari

Autori i Lajmit: red.
Një aksident automobilistik rrugor ka ndodhur mesditën e djeshme si pasojë ka shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Fier-Vlorë, në vendin e quajtur te "Kripa". Viktima e këtij aksidenti ka qënë shtetasi Gerti Mustafaraj, i cili po udhëtonte me një automjet tip “Hunday”, ngjyrë e bardhë me targa VL 3124 C, i cili është përplasur me një automejt tjetër tip “Fiat Fiorino”, me targa italiane BB133 XR, e drejtuar nga një shtetas nga Rrogozhina, 40 vjeç, i cili ka marrë vetëm dëmtime të lehta në pjesë të ndryshme të trupit. Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e dy automjeteve, kryesisht e makinës Hunday, në të cilën ndodhej edhe Gert Mustafaraj, i cili udhëtonte i vetëm me makinën e tij. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë rrugore, dhe ekspertët e krimeve dhe të qakullimit rrugor. Ka qenë e vështirë të nxirrej nga makina trupi i 37-vjeçarit, i cili ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Vlorës, si pasojë e hemorragjisë së shumtë dhe dëmtimeve të marra në pjesë të ndryshme të trupit, dhe kryesisht të hemorragjisë së brendshme. Po në këtë rrugë, në orët e para të mëgjesit, në vendin e quajtur Shamogjin, një autobot i ngarkuar me naftë bruto ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontollit të drejtimit të mjetit nga drejtuesi i tij. Ai ka rrëshqitur në drejtim të një kanali, ndërsa nuk ka pasur viktima. Drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime dhe aktualisht po kurohet në spital, ndërsa pronarët e mjetit si dhe të ngarkesës kanë marrë masa për të hequr naftën nga boti dhe për ta trasportuar atë më mjete të tjera transporti. Ky aks rrugor shpesh herë është bërë burim aksidentesh me pasoja vdekje. Dy vjet më parë, nga një aksident automobilistik ka gjetur vdekjen një familje prej 5 vetash nga Berati.

Ky lajm është publikuar: 10/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›