Skulptorja Erisa Bekteshi prezanton 25 punimet e para
Autori i Lajmit: red.
Rreth 25 punime të skulptores Erisa Bekteshi janë prezantuar në ekzpozitën e saj të parë të çelur ditët e fundit në galerinë e Arteve "Jozef", në qytetin bregdetar të Durrësit. Artistja e re Bekteshi, e diplomuar dy vjet më parë në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë ka paraqitur në këtë ekspozitë punime, të cilat janë realizuar kryesisht në muajt e fundit. Larmia e teknikave dhe gjinive si dhe kërkimi i vazhdueshëm i temave të reja spikasin individualitetin artistik të artistes së re. Bashkë me portretet, kompozimet dhe vizatimet në mjediset e galerisë "Jozef" janë ekspozuar edhe bocetet e disa projekteve për skulptura parku, që në të ardhmen mund të realizohen në qytetin bregdetar. Një sërë portretesh si dhe disa kompozime të punuara në gur zalli apo materiale të tjera të forta, si dhe në xham apo në qeramikë kanë ngjallur interesimin e artistëve dhe kritikëve nga Tiranë dhe Durrësi, të cilët kanë vizituar këto ditë ekspozitën e artistes durrsake. "Përqafimi", "Deveja", "Kuajt" e "Nudot", janë disa nga punimet më tërheqëse të skulptores Erisa Bekteshi, e cila punon edhe si mësuese e edukimit artistik në një nga shkollat e qytetit bregdetar. Ekspozita e saj do të jetë e hapur në galerinë e arteve "Jozef" deri në fund të kësaj jave.
Ky lajm është publikuar: 10/06/2008