Punësimi, brenda 2008 do të punësohen 4000 personna
Autori i Lajmit: red.
Fondet e buxhetit të shtetit për politikat aktive të punësimit për këtë vit janë rritur në masën 67 për qind kundrejt buxhetit të vitit 2007. Lajmi u bë i ditur dje nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Sipas këtij dikasteri, rëndësi e veçantë për vitin 2008, po i kushtohet mbështetjes së punësimit të grupeve në nevojë dhe atyre në vështirësi e risk, si dhe personave që hyjnë për herë të parë në tregun e punës, të moshave 18-25 vjeç. Programe e fonde të mjaftueshme janë parashikuar në buxhet për integrimin në tregun e punës të të rinjve të sapodiplomuar, ku parashikohet të marrin pjesë rreth 1 mijë të sapodiplomuar. Vetëm nga mbështetja që do të bëjë Ministria e Punës me programe e projekte të reja, për të mbështetur biznesin për hapjen e vendeve të reja të punës, trajnimin e personave profesionalisht të pakualifikuar, si dhe punësimin e grupeve në nevojë, në buxhetin e vitit 2008 janë parashikuar të përfitojnë rreth 4000 persona. Për vitin 2008, ministria do të përqëndrohet në zbatimin e Strategjisë së Punësimit dhe Formimit Profesional, i miratuar nga Këshilli i Ministrave. Strategjia është mbështetur nga burime të qëndrueshme financiare të buxhetit afatmesëm, si edhe nga fonde e projekte nga Komisioni Europian. Sipas Ministrisë së Punës, rekomandimet që bëhen nga Raport Progresi i Komisionit Europian për marrjen e masave dhe nxitjen e aksesit të personave me aftësi të kufizuara dhe komunitetit rom në punësim, shërbime dhe përfitime, janë objekt i rëndësishëm i punës për vitin 2008, duke u mbështetur me burime të konsiderueshme financiare. Bazuar në këto projekte buxheti i këtij viti parashikon mbështetjen e tendencave drejt rritjes cilësore të politikave aktive, duke stimuluar mundësitë për punë, krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e forcave të punës dhe të zënies me punë të popullsisë aktive.
Ky lajm është publikuar: 10/06/2008