Bie makina ne lum vdes gardiani

Kthesa e fortë, shpejtësia e madhe, bënë që një automjet tip “Audi”, të përfundojë fluturimthi 100 metra poshtë në greminë e drejte ne lumin Gjanica. Për pasojë një person humbi jetën kurse dy të tjerë u plagosen, por janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi në aksin rrugorë Fier- Ballsh, në kthesën e Visokës.
Sipas informacionit të policisë rrugore lokale, viktima është një punonjës i policisë në burgun e Rrogozhinës, 48 vjeçari Shpëtim Haruni, kurse të dëmtuarit janë drejtuesi i mjetit Fiqir Lamaj dhe pasagjeri tjetër Xhevair Rabija. Automjeti udhëtonte nga Ballshi ne Fier, dhe sipas ekspertëve dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, per shkak të shpejtësisë me të cilën po udhëtonte në një kthesë të fortë siç është ajo e Visokës. Megjithatë ekspertët rrugorë po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti me pasojë vdekjen e një personi dhe humbjen e një tjetri.