Lamtumira per Lirak Bejkon

I jepet lamtumira e fundit ish të përndjekurit Lirak Bejko. Arkivoli me trupin e pajetë u vendos në mesditë për homazhe në godinën e Institutit e ish të Përndjekurve Politikë, në rrugën e Elbasanit.
Veç familjarëve, miqve dhe ish të përndjekurve, në homazhe shkoi edhe kryetari i Partisë Socialiste, i shoqëruar nga deputetë socialistë, apo përfaqësues të tjerë të opozitës.
Pas ceremonisë, trupi i pajetë është shoqëruar për në varrezat e qytetit. Bejko, ndërroi jetë në 3 nëntor, në një klinikë mjekësore në Itali, ku kurohej për plagët e rënda të marra gjatë vetëdjegës në datën 10 tetor, gjatë grevës së ish të përndjekurve politikë.