E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga lufte me policet ne grabitje

Për te paktën 25 grabitjet e ndodhura ne qarkun e Vlorës, policia lokale pretendon se i ka zbardhur plotësisht ndërsa ka vendosur ne pranga një nga autoret me agresor, i cili një vit me pare gjate grabitjes se një karburanti, u përplas me arme zjarri me policinë, ku mbeti edhe i plagosur. 
Bejo Pasho 25 vjeç nga Memaliaj është arrestuar nga forcat e policisë se Vlorës ndërsa ishte duke fjetur dhe ai bashke me bashkëpunëtoret e tij, disa te arrestuar me pare, mbajnë autorësinë e grabitjeve me arme zjarri dhe te maskuar, te disa bankave, kazinove, karburante e ambiente te tjera biznesi. 
Për vitin 2012   policia e Vlorës ka arrestuar 150 persona ne kërkim, numër ky me I larte ne 20 vitet e fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›