Bie mbështetja e amerikanëve për misionin në Afganistan
Përkrahja për misionin e SHBA-së në Afganistan ka shënuar sërish rënie, me 44 për qind të amerikanëve të cilët tani janë të mendimit se ky mision ja ka vlejtë, ka dëshmuar rezultati i një ankete më të re.
Në anketën e bërë nga gazeta Washington Post dhe kanali televiziv, ABC, 45 për qind e amerikanëve theksuan se mbështesin strategjinë e presidentit Barack Obama në Afganistan, ndërsa 47 për qind theksuan se nuk e mbështesin atë. Vitin e kaluar, 67 për qind e amerikanëve theksuan se mbështesin strategjinë e Obamës në Afganistan.
Anketa më e re u bë në momentin kur Obama pritet të marrë vendimin për atë se a duhet dërguar forca shtesë në Afganistan, për të luftuar kryengritjen gjithnjë e më të ashpër të talebanëve në këtë vend.
Vetëm 44 për qind e amerikanëve theksuan se misioni në Afganistan ja vlen, ndërsa 53 për qind ishin të mendimit se nuk ja vlen. Përderisa përçarjet ishin të dukshme sa i përket luftës në Afganistan, i vogël ishte numri i amerikanëve, të cilët theksuan se kanë besim në qeverinë e presidentit afganë, Hamid Karzai.
Vetëm 26 për qind e amerikanëve ishin të mendimit se Karzai është partner i besueshëm i SHBA-së.