E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vika Freiberga kërkon presidencën e BE-së

Ish-presidentja e Letonisë, Vaira Vike Freiberga, kandidate për tu bërë presidentja e parë e BE-së, intensifikoi sot sulmet e saj ndaj procesit të përzgjedhjes dhe sfidoi rivalët e saj që të përfshihen në një garë të hapur.

Vike Freiberga, e cila ishte presidentja e parë femër në Europën Lindore, pas shembjes së bllokut sovjetik, theksoi se është gjithashtu e hidhëruar për shkak të sugjerimit se funksioni i presidentit duhet të mbulohet nga një mashkull.

Ata njerëz, të cilët e thonë këtë, duhet ta pastrojnë gojën e tyre me sapun. Sipas mendimit tim, ata po shprehin paragjykimet më të thella për femrat. Ata po theksojnë se nuk kemi femra të kualifikuara dhe kjo më hidhëron. Është kjo një gënjeshtër dhe të gjithë duhet të protestojmë, ngase le të kuptojë se talenti i është distribuuar vetëm atyre, që kanë kromozome mashkullore, theksoi Vika Freiberga.

Udhëheqësit e BE-së do të zhvillojnë nesër samitin e tyre të jashtëzakonshëm, për të zgjedhur presidentin dhe shefin për politikë të jashtme, që të dy këto funksione të krijuara me Traktatin e Lisbonës.

Vike Freiberga theksoi se për këto funksione do të vendoset prapa dyerve të mbyllura, në stilin sovjetik të fshehtësisë.

Procesi duhet të jetë më transparent. Programi im për presidente do të jetë i hapur. Kandidatët nuk duhet të fshehën prapa ithtarëve të tyre, duhet të dalin publikisht dhe të thonë se janë të gatshëm për të ushtruar këtë funksion, tha Vike-Freiberga.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›