E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lituania, Polonia dhe Ukraina me brigadë të përbashkët

Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë, Rasa Jukneviciene dhe homologët e saj nga Polonia dhe Ukraina do të nënshkruajnë javën e ardhshme marrëveshjen për krijimin e një brigade të përbashkët ushtarake, gjatë takimit të shteteve anëtare të NATO-s, i cili do të zhvillohet në Bruksel.

Lituania e mbështetë këtë projekt, i cili pritet të forcojë partneritetin strategjik mes Lituanisë dhe Polonisë. Gjithashtu pritet që angazhimi i Ukrainës në këtë projekt do të intensifikojë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e këtij shteti me NATO-n, u theksua në kumtesën e Jaknevicienes.

Lituania, ish-republikë sovjetike, u anëtarësua në NATO në vitin 2004, pesë vjet pas Polonisë ish-komuniste, hap ky i cili ka hidhëruar Moskës.

Lituania dhe Polonia janë mbështetëset më të fuqishme të Ukrainës, vend ky i cili po angazhohet për anëtarësim në NATO, përkundër kundërshtimit të ashpër nga ana e Rusisë dhe ngurrimit të disa shteteve anëtare të aleancës nga Europa Perëndimore.

Pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, Ukraina në territorin e saj trashëgoi një ushtri me 78 mijë pjesëtarë, ushtri kjo e pajisur me arsenalin e tretë më të madh bërthamor në botë. Por Ukraina ka nënshkruar traktatin për mos-zgjerim bërthamor dhe ka deklaruar vetën si shtet neutral.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›