Obama përfundon turneun e tij në Kinë
Në fund të turneut të tij në Kinë, presidenti amerikan Barack Obama u takua me kryeministrin e vendit, Wen Jiabao. Obama tha për gazetarët se marrëdhënia mes të dyja vendeve ishte duke u thelluar. Takimi thuhet se u dominua nga çështje që kanë të bëjnë me tregtinë dhe ekonominë. Uashingtoni thotë se monedha kineze mbahet artificialisht në nivele të ulta duke i zënë frymën konkurencës dhe duke penguar rimëkëmbjen globale.
Ndërsa Kina është e shqetësuar se politikat financiare amerikane janë duke influencuar investimet e mëdha të saj në SHBA. Presidenti Obama e përfundon turneun e tij aziatik në Korenë e Jugut.
Ai shkon atje në kohën kur vazhdon kriza lidhur me programin bërthamor të Koresë së Veriut. Presidenti Obama do të kalojë më pak se 24 orë në Korenë e Jugut, por atje do të ketë çështje të rëndësishme për të diskutuar.