E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Qaida në Afrika nuk është kërcënim për Europën

Krahu i Al Qaidës në Afrikën e Veriut tani ka shumë pak gjasa që të ndërmarrë sulme në Europë, kryesisht për shkak të trysnisë që po ushtrojnë ndaj kësaj organizate forcat algjeriane të sigurisë, ka deklaruar një zyrtar amerikan për luftë kundër terrorizmit.

Por militantët kanë intensifikuar operacionet në një rajon në Afrikë, të njohur me emrin Sahel, në jug të Saharasë, deklaroi Daniel Benjamin, koordinatori për anti-terrorizëm në State departamentin amerikan.

Disa nga zyrtarët për anti-terrorizëm në Europë kanë shprehur brengën se militantët, të cilët operojnë nën ombrellën e Al Qaidës në Magrebin Islamik, mund të vendosen në Europë dhe të ndërmarrin sulme, tha Benjamin.

Ne jemi të mendimit se kjo mundësi tani është më e vogël, se sa që ka qenë para disa viteve. Kjo në masë të madhe ka ndodhur si rezultat i trysnisë së shtuar ndaj militantëve nga ana e forcave algjeriane të sigurisë, shtoi ai.

Forcat e sigurisë në Algjeri kanë qenë relativisht të suksesshme në frenimin dhe margjinalizimin e Al Qaidës në pjesët verilindore të vendit, pasi që kanë shkatërruar disa qeliza të ekstremistëve dhe kanë penguar operacionet e tyre, nënvizoi Benjamin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›