Bie ne depresion, flijohet ne hekurat e soletes
Elbasan- Semundja mendore nga e cila vuante prej vitesh, dyshohet se ka cuar ne flijim nje 53 vjecar nga qyteti i Elbasanit. Agim Demiri, me banim ne lagjen "Beqir Dardha", u gjet i vetevarur para shtepise, nga te afermit e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 09:30 te mengjesit te djeshem. Kufoma e te ndjerit eshte gjetur nga familjaret ne soleten e shtepise, te cilet jane mundur t'i japin ndihmen e pare, por ka qene e pamundur qe 53-vjecari te rikthehet ne jete. Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet paraprake, rezulton se akti veteflijues ka qene i paramenduar. Agim Demiri ka lidhur me pare nje litar sintetik tek hekurat e soletes se shtepise dhe me pas, ka vene lakun ne qafe. Vdekja ka qene e pashmangshme per shkak te asfiksise se shkaktuar nga litari sintetik. Nga hetimet paraprake rezulton se 53-vjecari, e ka ndermarre kete veprim pasi prej kohesh vuante nga depresioni nervor. Policia mori ne pyetje edhe familjaret e te ndjerit, te cilet rrefyen se Demiri prej vitesh kishte probleme me depresionin. Megjithate Prokuroria e Elbasanit, ka ngritur vepren penale te "shkaktimit te vetevrasjes".
F. Salliu
F. Salliu