Fundi i izolimit francez dhe rikthimi ne NATO
Nga Dritan Haxhiraj
Kur me 7 Mars 1966, Presidenti francez De Gaulle i komunikonte ne menyre zyrtare Presidentit amerikan Xhonson, terheqjen e gjeneraleve te tij nga Komanda e Perbashket e NATO-s, askush nuk e imagjinonte qe do te kalonin plot 43 vjet per te mbyllur kapitullin e perjashtimit francez ne politiken e jashtme dhe ate te sigurise.
Si ndodh shpesh ne politiken e jashtme asnje revolucion, por nje proces gradual i nje ide te vetme per sigurine evropiane ate te NATO-s dhe fundin e nje iluzioni mbi ambiciet e BE per te pasur nje ushtri te perbashket evropiane, shtab te pergjithshem, nje komitet politik, e nje komitet ushtarak.
Dhe iniciuese e kesaj vije utopike ishte Franca, ajo qe teknikisht quhet PESM ( Politika Evropiane per Sigurim e Mbrojtje) do te gjente tek NATO dhe tek SHBA dyshimet por dhe kritikat.
Sepse ideja per nje siguri te perbashket, pra ate ushtarake ku ne perberje te kesaj aleance merrnin pjese vende te cilat ishin anetare te BE-se dhe ne te njejten kohe anetare te Aleances Atlantike, shikohej nga Uashingtoni si nje "vije e trete" e rrezikshme per marredheniet delikate midis Perendimit dhe Lindjes, tashme te pozicionuara ne dy kampe antagoniste dhe ne te njejten kohe nje imitim i NATO-s.
Francezet me mbarimin e konfliktit boteror, kerkonin te ripozicionoheshin ne spektrin nderkombetar duke filluar qe nga rivleresimi i kolonive franceze (lufta civile ne Algjeri), ne politike aktive ne Lindjen e Mesme ( pushtimi i kanalit te Suezit nga trupat anglo-franceze) dhe mbi te gjitha duke luajtur rolin e mediatorit ne betejen e zonave te influences midis Uashingtonit e Moskes.
Kerkimi i nje linje telefonike, e ashtuquajtura "telefon i kuq" kishte ngelur tashme nje utopi per Gjeneralin De Gaulle, nga momenti qe ky kanal diplomatik kalonte nga Suedia nepermjet Estonise, bente qe dy superfuqite te trajtonin problemet me te nxehta te planetit pa ndermjetesine e Parisit, duke lene te nacionalizmi i De Gaulle vijen e gjate politike te Quai d'Orsay.
Nje rruge e gjate ajo e PESM (Politika Evropiane per Sigurim e Mbrojtje) qe formalisht (eshte dhe nje nga shtyllat e Traktatit te Mastriktit te vitit 1992 dhe atij te Amsterdamit te vitit 1999, duke cituar tekstualisht "nje Evrope e forte me nje NATO te forte"), vjen nga ndarje te brendshme te vendeve anetare te BE-se , duke e shtyre kete fryme ndarje idesh me renien e komunizmit jane vendet e Lindjes ato qe i dhane perfundimisht ketij procesi goditjen perfundimtare.
Motivi?
Lindja ndihet me e sigurt ne NATO duke njohur bemat e komunizmit dhe ne te njejten kohe duke u bere aleate strategjike per Uashingtonin.
Duke njohur kete evoluim historik, Sarkozi vendosi, ne menyre definitive riintegrimin e Parisit ne NATO.
Kemi te bejme me nje:
a) Normalizim dhe jo me nje zgjerim te Aleances Atlantike ne momentin qe Franca eshte e pranishme sot ne 36 komitete NATO nga 38 qe jane ne teresi, duke mos marre pjese (me zyrtaret e tij ne mbledhjet e planeve te mbrojtjes dhe ato nukleare), merr pjese ne skenaret me te nxehta te NATO-s dhe eshte vendi i katert per kontributet ekonomike qe i jep Aleances.
b) Fundi i perjashtueshmerise, i jep te drejten te kontribuoje ne menyre aktive ne riformimin e brendshem te NATO-s.
Per futjen e saj ne NATO, Franca perfiton si dhurate dy komando shume te rendesishme, ate te Lisbones (Forca te Nderhyrjes se Shpejte) dhe ate te Virxhinias (ndertimin e Aleancave te ardhshme)
c) Per industrine e saj ushtarake dhe ate kombetare nje super-bombole oksigjeni e domosdoshme per momentin e veshtire qe kalon ekonomia franceze.
d) Ne kuadrin e politikes se brendshme socialistet dhe partite e qendres i bejne opozite vendimit te Sarkozise ne emer te nje politike "golliane dhe shirakiane" ate te perjashtueshmerise franceze, e domosdoshme per nje jo zgjerim drejt pozicioneve amerikane duke vazhduar rrugen utopike te PESM (Politika Evropiane per Sigurim dhe Mbrojtje).
Thelbi politik eshte qe Franca, riktheu shigjetat e kohes, 180 grade.